Një 47-vjeçar u arrestua nga policia e Vlorës, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, i maskuar, tentoi të vidhte me dhunë banesën e një të moshuare.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë Beshir Fallanaj, banues në fshatin Drashovicë të Vlorës.
Ai u fut në banesën e 77-vjeçares M.R., po në Drashovicë, dhe tentoi të vidhte para, madje tentoi të dhunonte fizikisht edhe të moshuarën, shtojnë të njëjtat burime.
Njoftimi i Policisë
Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë një person, i cili tentoi të vjedhë me dhunë një banesë (duke u maskuar) në Bashkinë Selenicë.
Arrestohet shtetasi:
- Beshir Fallanaj, 47 vjeç, banues në fshatin Drashovicë - Vlorë.
Kapja dhe arrestimi i këtij personi u bë nga Shërbimet e Policisë, pasi:
Më datë 14.04.2016, në fshatin Drashovicë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në banesën e shtetases: M.R., 77 vjeçe, është futur një person i maskuar, i cili ka tentuar të vjedhë (para) duke tentuar të ushtrojë dhunë fizike kundrejt kësaj shtetaseje (pronares së banesës).
Gjatë veprimeve hetimore, Policia bëri të mundur identifikimin e autorit dhe kapjen e tij në flagrancë, shtetasin: Beshir Fallanaj, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com