Sipas policisë, rreth 276 rrënjë kanabis sativa janë zbuluar dhe asgjësuar në fshatin Peshkëpi. Gjithashtu në fshatin Lardha, janë zbuluar dhe asgjësuar edhe 150 bimë të tjera narkotike kanabis sativa.
Ndërsa kanabis është zbuluar edhe në Drashovicë, ku 45 rrënjët e identifikuara janë asgjësuar me anë të djegies nga ana e policisë. Operacionet antikanabis janë shtrirë në të gjithë vendin, ku sot Ministria e Brendshme njoftoi se ka nisur aksionin e dytë më të madh pas Lazaratit, në komunat e qarkut Shkodër, aksion ky që do të zgjasë 3 ditë dhe që do të përfshijë 150 forca policie si dhe 3 helikpoterë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)