Ambientet e paraburgimit të Vlorës nuk parashikojnë dhoma për gratë. Ky problem shqetësues është pranuar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto gjatë një takimi që zhvilloi dje në ambientet e paraburgimit në Vlorës. Zoto u njoh nga afër edhe me kushtet në këtë godinë, teksa shtoi se ato janë bashkëkohore, por garantoi se investimet do të vijojnë. Drejtoi u i burgjeve theksoi se është e rëndësishme që të burgosurit të përfshihen në sa më shumë aktivitete.