Në një atmosferë festive dhe plot energji, këtë të shtunë u çel sezoni turistik në Vlorë me moton “Val-ON”.
Qyteti bregdetar është kthyer në një skenë të hapur aktivitetesh, ku muzika, eventet dhe atmosfera verore kanë mbledhur qytetarë dhe turistë të shumtë.
Në mbrëmje, festa pritet të kulmojë me një koncert ku do të performojnë emra të njohur të skenës shqiptare, duke e shndërruar Vlorën në një qendër argëtimi përgjatë fundjavës.
“Datat 9 dhe 10 maj janë ditët kur Vlora do të çelë sezonin me një gamë të gjerë aktivitetesh. Dita i është kushtuar fëmijëve. Janë zhvilluar lojërat e volejbollit, diku shah, teatri i kukullave. Pasditja do të jetë e inkuadruar me një gamë të gjerë aktivitetesh. Do të jetë edhe sfilata e miseve me veshje franceze. Gjithashtu, Nik Xhelilaj dhe Luana Vjollca, në ambientet e Kinemasë së Vlorës, do të shfaqin filmin e tyre.
Në orën 18:00 do të hapet panairi me artizanët e Vlorës, ndërsa në orën 20:00 do të kulmojë mbrëmja me nisjen e koncerteve me zërat më të njohur të muzikës. Vora është kthyer në epiqendrën e pronotimeve. I ka kaluar numrin e njerëzve që kanë vizituar vjet Vlorën”, tha Mersini.
Sipas kryebashkiakes, qyteti është gati për një sezon cilësor, me rreth 20 mijë shtretër akomodimi dhe me zgjerim të mëtejshëm të kapaciteteve, ndërsa prenotimet raportohen në nivele të larta.
Komente








