Vlora e Shkodra çelin siparin e festave, ndizen dritat! Qytetet 'vishen' me dekorin festiv

Këtë mbrëmje Vlora e Shkodra janë ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Shkodra ka ndezur dritat e festave të fundvitit në një atmosferë elektrizuese. Numërimi mbrapsht është bërë nga kori i fëmijëve, kryebashkiaku Benet Beci dhe nga qytetarët që ishin të pranishëm.

Shkodra në festë është motoja e këtij organizimi masiv 1 mujor të cilit i janë bashkuar me dhjetra biznese nga sheshi para bashkisë dhe pedonales Kolë Idromeno.

Pas ndezjes së dritave mbrëmjet në Shkodër do jenë të shoqëruara me muzikë live,dhe performanca te ndryshme.

Edhe në qytetin e Vlorës ndezja e dritave është bërë nën pjesëmarjen e kryebashkiakkut të Vlorës Ermal Dredha së bashku me dhjetra fëmijë e qytetarë. Sheshi pranë Shtëpisë së Pavarësisë është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ndryshe nga vite më parë, këtë vit dritat e festave janë hapur në natën e parë të dhjetorit. Atmosfera festive në Vlorë do të vijojë deri më 31 Dhjetor, me koncertin e fundvitit.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Pesë shenjat e 'fshehura' që tregojnë se keni ‘kimi’ me dikë që në takimin e parë

Pesë shenjat e 'fshehura' që tregojnë se keni ‘kimi’ me dikë që në takimin e parë