Vlora hap zyrtarisht sezonin turistik, fokus promovimi i qendrave historike

‘Eja në Vlorë’ është slogan i zgjedhur për të ftuar turistët dhe pushuesit në Vlorë, teksa ky qytet ka hapur zyrtarisht sezonin turistik.

Ndryshe nga vitet e tjera në çeljen zyrtare është zgjedhur qendra historike për të treguar se Vlora ka resurse të jashtëzakonshme jo vetëm bregdetare, por edhe kulturës dhe promovovuar.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka vlerësuar se ky sezon pritet të jetë shumë më ndryshe se një vit me parë, por gjithmonë duke ruajtur masat anti COVID pavarësisht situatës së përmirësuar. 

Aktiviteti zhvilluar në zonën historike i ka paraprire një sërë aktiviteteve të tjera të parashikuara dhe të pritshme gjatë gjithë sezonit.

Nën ritmin e muzikës me emra të njohur të muzikës shqiptare ka vijuar festa dhe aktiviteti në çeljen e zyrtare teë sezonit turistik, shoqëruar me fishekzjarrët shumëngjyrëshe si një ftese drejtuar të gjithëve.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja