Vlora lë jashtë Kuvendit Arben
Ristanin, Dule shpëton në fund

Sekretari i Partisë Demokratike Arben Ristani nuk do të jetë në Kuvendin e ri të Shqipërisë që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.
 
I renditur i katërti në listën e qytetit të Vlorës, Ristani dështoi, pasi qytetarët nuk e besuan, ndërsa PD pësoi një humbje të thellë përballë të majtës.
 
Ristani duket se e parandjeu humbjen, pasi disa orë para se të mbyllej numërimi shprehu keqardhjen për rezultatin e zgjedhjeve dhe bindjen se misioni i Partisë Demokratike vazhdon.
 
Në fije të perit ishte edhe mandati i Vangjel Dules, por në fund ia doli që të fitonte.
 
PD arriti që të merrte vetëm tre mandate në Vlorë, përballë tetë të PS dhe një të LSI.
 
Vlorë-PS
Damian Gjiknuri
Vilma Bello
Alket Hyseni
Vullnet Sinaj
Andrea Marto
Edi Rama
Edmond Leka
Fatmir Velaj
 
Vlorë-PD
Agron Shehaj
Nadire Mecorapaj
Vangjel Dule
 
Vlorë-LSI
Shezai Rrokaj


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi