Atmosfera festive ka nisur të ndihet në qytetin e Vlorës për festat e 28-29 nëntorit.
Në Bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, valltarë nga trevat e ndryshme shqiptare kanë mbushur bulevardin, duke sjellë ritmet, ngjyrat dhe energjinë e traditës sonë.
Hapat e valleve, kostumet shumëngjyrëshe dhe gëzimi i festës kanë kthyer zemrën e qytetit në një skenë të hapur, ku Vlora feston me krenari ditët e Pavarësisë.
Ndërkohë, sheshi i flamurit ku do të zhvillohet nesër festa e pavarësisë dhe ceremonia zyrtare është gati.
Në të janë vendosur flamuj kuq e zi në cdo cep. Dy flamuj gjigand janë vendosur enkas për festat në godinën shumë-katëshe të qendrës së re multifunksionale që po ndërtohet aty.
Komente










