Reshjet e dendura të shiut në qytetin e Vlorës kanë sjellë përmbytje gjatë natës në disa prej rrugëve, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.
Situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak se hidrovori i qytetit nuk është në funksion të plotë për shkak të punimeve për rikonstruksionin e tij. Në funksion janë 2 pompa nga 4. Në këto kushte, Vlora mbetet e rrezikuar nga përmbytjet sa herë që përballet me reshje të dendura shiu.
Një tjetër problem që ndikon në krijimin e situatave të tilla është gjendja e rrjetit të kanalizimeve dhe evakuimi i ujërave të shiut, të cilat në disa zona nuk arrijnë të largohen me shpejtësinë e nevojshme.
Përmbytjet e përsëritura rikthejnë shqetësimin për infrastrukturën e kullimit të ujërave në qytet.









Komente
Komento