Reshjet e shiu kanë përfshirë të gjithë vendin mëngjesin e sotëm.

Gazetari i Report TV Armand Xhelili raporton se në qytetin e Vlorës disa nga akset kryesore janë pushtuar nga reshjet duke vështirësuar lëvizjen e banorëve por edhe qarkullimin e automjeteve.

Rrugët që kanë mbetur të bllokuara janë rrugët në zonën e Skelës dhe ajo e lagjes Pavarësia.

Kryetari i bashkisë Dritan Leli deklaroi se "Derisa të stabilizohen lidhjet e bulevardit si investim i ri me lidhjet e tjera, do të kenë probleme deri në përfundim të këtij projekti. Sot kemi diskutuar për të gjetur zgjedhjet përfundimtare për të bashkuar të gjitha pikat problematike.

Në momentin që ka shira dhe bashkia njofton qytetarët që të mënjanojnë këto rrugë, do të doja që të respektohej dhe të dekurajohet lëvizja kur ka shumë shira. Sistemi i kanalizimeve është në funksion, sasinë e shirave nuk e kontrollon dot kryetari i bashkisë, apo ndërmarrja.

Është një sasi e jashtëzakonshme shirash në një kohë të shkurtër, pas pak orësh nuk do të ketë më ujë, por kjo nuk do të thotë se jemi aty ku duam" tha Dritan Leli.