Vlora përkujton çlirimin, aktivitete
në kujtim të datës historike

Vlora kremton 72-vjetorin e çlirimit të saj nga pushtuesit nazi-fashistë
 
Më 15 tetor 1944 qyteti i Vlorës dhe rrethinat e tij arritën të çliroheshin nga forcat partizane të Brigadës së 12-të sulmuese.
 
Në ditën e 15 Tetorit,Vlora dhe qytetarët e saj kanë festuar 72-vjetorin e çlirimit në një ceremoni të nisur me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule në lapidarin që përkujton të rënët në luftën e dytë botërore në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Vlorës, aty ku janë 710 dëshmorë.
 
Veteranë të luftës nacional çlirimtare e kanë cilësuar 15 tetorin si ditën më të rëndësishme historike të Vlorës,ditë në të cilën qyteti arriti të çlirohej nga forcat pushtuese, por edhe një ditë që rikujton dhe sjell në kujtesë të rënët në luftën e dytë botërore.
 
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor