Përgatitjet për sezonin turistik kanë nisur herët në Vlorë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shkoi të martën në qytet bashkë me ekipet e ministrisë për të diskutuar nga afër me Bashkinë për atë që pritet në muajt e ardhshëm.

Në takimin me ekipet e bashkisë dhe kryetaren Bruna Mersini u fol për prioritetet e momentit, projektet që janë në zhvillim dhe organizimin e sezonit veror, me synimin që turizmi në Vlorë të mos mbetet vetëm te vera.

Një pjesë e madhe e diskutimit u përqendrua te menaxhimi dhe pastrimi i plazheve, përgatitja e vijës bregdetare dhe rritja e standardeve për qytetarët dhe turistët.

Në tryezë u fol edhe për asetet kulturore të zonës, si muzeumet dhe Kalaja e Kaninës, si dhe për mënyrën si mund të bashkëmenaxhohen më mirë për të lidhur më fort turizmin me kulturën dhe sportin.

"Vlora meriton më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale, ndaj po punojmë për një sezon sa më të organizuar dhe për një 2026 më të gjallë, me më shumë aktivitete kulturore, zhvillim dhe energji festive për qytetin" tha Gonxhja.

Sipas diskutimeve në takim, synimi është që Vlora të ketë një sezon më të organizuar dhe një vit 2026 me më shumë aktivitete kulturore dhe zhvillim për qytetin.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 9 Mars, 15:01

    PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?