VLORE - Reshjet e mëdha të shiut janë bërë shkak sot që, nxënësit e shkollës “Mustafa Ataturk” në Vlorë të bllokohen për disa orë, pa mundur të shkonin dot në shtëpi.
 
Uji kishte vërshuar në rrugë gjatë reshjeve të dendura të shiut, rënë gjatë gjithë ditës. Një pjesë e nxënësve tentuan të kalonin rrugën me makina me karroceri pasi niveli i ujit në rrugë arriti deri në 40 cm.

Dy rrugë të qytetit, “Pelivan Leskaj” dhe “Aristidh Kokoshi” u bllokuan totalisht; probleme nga reshjet pati edhe në lagjen “Pavarësia”, ku shumë rrugë të përmbytura paralizuan tërësisht qarkullimin e mjeteve.

Redaksia Online
(a.xh/ar.sh/shqiptarja.com)