Me qindra qytetarë të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të strehuar në Vlorë po rikthehen në vendbanimet e tyre, duke ju kthyer kështu normalitetit të përditshëm. Më shumë se gjysma e tyre janë larguar nga qyteti bregdetar, ku aktualisht nga 1500 banorë që gjendeshin në Vlorë që nga e marta, kanë mbetur vetëm 550, të cilët vijojnë të jenë ende të akomoduar në hotele të ndryshme.
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili ka ndjekur hap pas hapi situatën, është shprehur se dyert e vlonjatëve do të jenë gjithmonë të hapura për këdo, në çdo situatë.
“Vlora në këto ditë pas tërmetit ishte një shtëpi e hapur për të gjithë shqiptarët. Për të gjithë ato që patën probleme me tërmetin. Dhe mikpritja e vlonjatëve ka qenë fantastike. Ne jemi duke bërë organizimin me njësitë hoteliere. Patëm edhe një takim në orët e para të mëngjesit, ashtu siç i kemi pasur herë pas here. Jemi edhe në kontakt online 24 orë për çdo problem që ato kanë, apo që banorët e ardhur kanë. Kemi prapë një takim tjetër për të parë numrin e banorëve nga Durrësi apo Tirana që janë në njësitë hoteliere dhe në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe Shtabin e Menaxhimit të kësaj krize që ka prekur zemrat e shqiptarëve të gjejmë hapësirën e duhur dhe të bëjmë më të mirën për akomodimin e njerëzve jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë”, - tha kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.
Tërmeti i së martës la pas 51 viktima, me qindra të plagosur dhe dëme mjaft të mëdha materiale, duke bërë që me mijëra qytetarë të zonave të prekura nga lëkundjet sizmike 6.4 të shkallës riter, të largohen drejt qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, siç është Vlora, por edhe jashtë kufijve.
Lajmi kryesor:
MOBILIZIMI/ "S'kam besim tek ju!" Rama- ndërtuesve: Me supervizor nga shteti mbi kokë, sipas standartit tonë!
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8057
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Opozita nxit akte antishqiptare në tokë të huaj! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
Shisnin fishekzjarrë pa leje në Vlorë, në hetim pronarët e 3 dyqaneve
23 Nëntor, 11:20
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë 2 ditë në flakë, tymi mbulon zonën! Banori për Report Tv: Problem i madh, bllokohemi me erën e mbeturinave (VIDEO)
23 Nëntor, 08:29
-
Vlorë/Sërish zjarr në fushën e mbetjeve! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët (VIDEO)
22 Nëntor, 18:31
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Aksident në fshatin Lapardha të Vlorës! Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga
22 Nëntor, 16:46
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32