MOBILIZIMI/ "S'kam besim tek ju!" Rama- ndërtuesve: Me supervizor nga shteti mbi kokë, sipas standartit tonë!

MOBILIZIMI/

DURRËS - Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndërtuesit e pallateve që kanë pësuar dëme nga tërmeti në fasadë (jo në strukturë), se do të bëjnë të gjithë rikonstruktimin e këtyre godinave, por sipas standarteve dhe me një supervizor nga shteti në krye të punimeve.

Gjatë takimit që pati pasditen e kësaj të hëne me këta ndërtues, kreu i qeverisë tha se nuk do të "fal" askënd dhe nuk do të pranojë asnjë justifikim, por i ka "urdhëruar" që të nisin menjëherë punën ose do të ndiqen penalisht. Rama tha se qeveria nuk do të arrestojë askënd, pasi i takon prokurorisë të ndjekë penalisht ata ndërtues, pallatet e të cilëve u shembën nga punimet abuzive, ndërsa nuk do të shpëtojnë as ata që nuk rinisin rikonstruktimin e godinave të dëmtuara

Rama i bëri thirrje kryedemokratit Basha të ulet në tryezë për propozime në lidhje me menaxhimin e situatës, duke i kthyer kështu përgjigje planit me tre pika që Basha prezantoi në media. Për Ramën, për aq kohë sa qeveria është "bashkuar" me presidencën në një situatë të jashtëzakonshme, kur mes tyre ka një krizë të thelluar institucionale, edhe Basha duhet të pranojë dialogun dhe të lë pas politikën.

Mes të tjera, duke marrë shkas nga kaosi i krijuar me qytetarët të cilët nuk dinë hapat që duhet të ndjekin për të siguruar strehim, në hotele dhe më pas në banesa, Rama ka nxjerrë një urdhër të ri: Çdo punonjës i Bashkisë së Durrësit duhet të zbresë në terren në çdo zonë ku ka të prekur nga tërmeti dhe t'i informojnë për çdo paqartësi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:12
Banori i ankohet se i kanë marrë gruan, reagimi i Ramës është epik (VIDEO)

Gjatë takimit me banorët, kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që të bëjë humor me to. Një nga momentet që ka shkaktuar shumë të qeshura, ka qenë pikërisht rasti i qytetarit që kërkonte gruan, e cila sipas tij ishte dërguar në hotel pa dijeninë e tij.

Banori: Ma kanë marrë gruan dhe ma kanë çuar në hotel

Rama: Ta kanë marrë gruan?

Banori: Po ma kanë marrë gruan pa më pyetur dhe e kanë çuar në hotel

Rama: Ta kanë marrë gruan pa të pyetur ty? Gruaja paska mend më shumë se ti dhe ka shkruar në hotel, merre autobusin dhe shko te gruaja

Ora 21:09
S'e priste...Kërkesa më e ÇUDITSHME që Rama merr nga një banor i prekur nga tërmeti (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës, ku ka shoqëruar vetë personalisht disa prej banorëve drejt furgonit për në hotel për t'u treguar se kjo do jetë procedura. Megjithatë, kanë qenë jo pak banorë që kanë replikuar me të, teksa nuk kanë munguar edhe batutat, apo kërkesa të çuditshme. Një prej tyre ishte një banorë që kishte qenë në hotel, por nuk e kishin pranuar sepse kishte qen.

Rama: Do dhe qenin? Po mirë, merre dhe qenin me vetë. Më njeh mua ky? Është i urtë, se kam parë ca analista që bëjnë ham-ham. Ky qenka si puna ime

Banori: E dhe gruan

Rama: Edhe gruan, si do marrësh qenin dhe jo gruan?

Rama- shoferi të furgonit: Hape rrugën, se kemi një pasagjer të veçantë, i ka shpëtuar jetën!

Ora 19:02
300 psikologë pranë të prekurve nga tërmeti, 800 policë për rendin dhe sigurinë

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda tha se janë mbi 800 punonjës policie ndodhen në terren për situatën e rendit dhe që mbështesin grupet e inspektimit, grupet IMT që janë duke vepruar për prishjen e objekteve që rrezikojnë, ruajtjen e pallateve që kanë rrezik të lartë për banorët, sigurojnë qendrat e akomodimit në hotele, sigurojnë qendrat e grumbullimit dhe shpërndarjes së ndihmave, mbështetjen e grupeve të verifikimit në terren, ruajtjen e rendit dhe parandalimin e çdo ngjarje që cënon liritë, pronën dhe  jetën qytetarëve.

Sa i takon shërbimit shëndetësor tani është i përqendruar në qendrat 24-orëshe afër zonave të prekura dhe ekipet në terren në hotelet ku janë banorët.

1990 vizita dhe trajtime mjekësore në hotele ku janë vendosur banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit

376 të sëmurë kronikë të evidentuar në hotele kanë marrë trajtimin e nevojshëm

Në pikat e emergjencës ka nisur vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.

3100 vizita dhe trajtime mjekësore në qendrat shëndetësore 24/7 pranë zonave të prekura nga tërmeti

1500 fëmijë po marrin shërbim psiko-social

300 psikologë dhe punonjës sociale po japin trajtim psikosocial

Për ndjekjen e situatës dhe pasojave të tërmetit, Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka vendosur trupat inspektuese pranë qëndrave të grumbullimit të produkteve ushqimore të cilët kontrollojnë çdo produkt ushqimor.

Për monitorimin nga Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë angazhuar në total 80 inspektorë, duke monitoruar rreth 60 vendgrumbullime të produkteve ushqimore të cilët kanë kryer rreth 240 inspektime të ndara sipas një grafiku në grupe, sipas zonave dhe turneve.

Ora 18:50
Akuzat se ekipet e shpëtimit shqiptare s'kanë mjete/ Rama: Përrallë e mediave!

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje të gjithë akuzave se ekipet e shpëtim kërkimit të Shqipërisë kishin mangësi në mjetet e punës. Sipas Ramës, kjo është një përrallë e krijuar nga mediat, por shtoi se është i vetëdijshëm që ata nuk krahasohen kurrsesi me kolegët e tyre nga Franca, Izraeli, Turqia, apo Italia, që për kreun e qeverisë janë më të mirët në botë.

Rama: Kjo është një tjetër përrallë që ju e keni treguar…

Gazetarja: Që e kemi parë!

Rama: Që e keni treguar

Gazetarja: Që e kemi transmetuar live!

Rama: Që ju e keni treguar një tjetër përrallë. Njësitë tona të kërkim shpëtimit nuk janë njësitë e kërkim shpëtimit të Francës, të Italisë, Turqisë dhe Izraelit që janë të famshme në botë. Ajo që ju duhet të merrni në konsideratë është që në kohë rekord i kam sjellë këtu. E treta, 38 persona janë shpëtuar derisa kanë mbërritur ato nga jashtë.

Gazetarja: Trupa pa jetë! Me aq sa ne e kemi transmetuar live dhe është transmetuar në çdo media edhe ndërkombëtare.

Rama: Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Asnjë nga ato mangësitë nuk na ka penguar të kemi sukses.

Ora 18:38
INFORMIMI/ Tre numrat e GJELBËR që mund të telefonojë çdo banor i prekur nga tërmeti

1575308237_voda.jpg

Për të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti që kërkojnë të marrin informacion mbi atë se çfarë do të bëhet me ta, ku duhet të marrin ndihmat, të strehohen apo të pyesin për çfarëdolloj informacioni në lidhje me banesat e tyre të dëmtuara, qeveria ka vënë në dispozicion tre numra të gjelbër në dispozicion të tyre. Numrat janë: 069 41 14 100 ; 069 41 14 101 ; 0694114404

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se numrat janë funksionale që sot me 6 operatorë në dispozicion, ndërsa nga nesër është planifikuar të vihen në dispozicion edhe tre numra të tjerë. Ndërkohë në hyrjen e bashkisë së Durrësit janë tre pika informacioni të pajisura me infrastrukturën e nevojshme.

Ora 18:05
Rama urdhër bashkisë Durrës: Nga nesër 2 punonjës tek çdo i prekur nga tërmeti...INFORMOJINI për çdo gjë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pastrimi i inerteve nga pallatet e shembura do të bëhet para Vitit të Ri dhe depozitimi i tyre do të bëhet në Porto Romano. Në mbledhjen e zhvilluar në Durrës, kreu i qeverisë ka deklaruar gjithashtu se të gjithë punonjësit e administratës së bashkisë së këtij qyteti do të dalin në terren, në çdo vend që ka banorë të prekur nga tërmeti dhe do të bëjnë sqarimin dhe informimin e qytetarëve se cilat janë hapat që duhet ndjekur deri sa të hyjnë në shtëpinë e re. 

"Lista e investitorëve që kanë ndërtuar pallatet që janë m dëme, por nga pikëpamja strukturore janë "ok", ato që do të riparohen. Këta do të thirren të gjithë dhe do i riparojnë një e nga një, jo si të thuash ti, por si të themi ne. Nesër në darkë dua informacion, kush janë këta dhe ku janë këta, se mund të ketë ndonjë që bën si i falimentuar. Pallatet që janë negativ, do shemben. Është problemi i inerteve. Atëherë na duhet nesër harta e Durrësit me pikat ku janë inerte. Do ta pastrojmë para Vitit të Ri komplet, siç u pastrua Lana, me kuadrate. Tjetra, inertet do të depozitohen në Porto Romano, dhe do fillohet projekti për të hequr atë fushë plehrash dhe do të bëjmë park. Tjetra, dua hartën e tokës shtetërore që është në zonën e Universitetit, ngjitur me zonën ekonomike. Dua hartën me të gjitha të dhënat. Nga nesër në mëngjes të gjithë punonjësit e administratës do të dalin në terre,. Në çdo pikë ku ka njerëz duhet të jenë dy persona, jo një se këta të marrin përpara, që të rrinë dhe t'ju shpjegojnë me qetësinë me të madhe se çfarë do bëhet", tha Rama.

Ora 17:38
Basha jep ide nëpër media, Rama: Hajde në tryezë... ne po ulemi me Metën që jemi në krizë të madhe!

Kryeministri Edi Rama e ka ftuar sërish në tryezë kreun e PD-së Lulzim Basha, teksa shtoi se propozimi i tij me 3 pika për situatën e gjendjes së jashtëzakonshme, të mos mbeten thjesht deklaratë në TV.

"Basha dhe forca e tij politike, propozimet mos t'i bënin si propozime të Reformën në Drejtësi, por të vijnë në tavolinë dhe t'i diskutojmë gjërat me njerzillëk dhe të mos shërbejë si garë mes socialisteve dhe demokratëve, por një garë me kohën, që të mos humbin mundësinë që të rikthehemi sic kemi qenë më parë, por nuk bëhet me deklarata në TV. Ne jemi në një konflikt të hapur me Metën, institucional ekstrem kemi një komision për ta shkarkuar. Sot na thërret dhe se shkojmë. Asgjë në raport që u ka ndodhur të gjithëve, kush jep kontribut është i mirë se ardhur", tha Rama.

Ai u pyet nga Durrësi nëse qeveria mund të pezullonte disa koncesione për të përballuar situatën e rëndë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Durrësin dhe Thumanën, propozim ky i PD-së. Përgjigja e tij ishte e menjëhershme, duke thënë se është absurde dhe e pamundur.

"Për sa i përket pastaj historisë së oligarkëve, unë nuk e di se cilët nga ata që fshihen pas këtij emri të hiqen. Duhet të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë të popullsisë për të rindërtuar? Jo! Duhet të ndalojmë pagesat për hemodializën e atyre që shyqyr që ju ra trupi rehat aq sa mund t’u bie atyre njerëzve që kanë sëmundje të rëndë në trup, duhet të ndalojmë pagesat për instrumentet mjekësor që e kemi ulur thuajse në zero numrin e infeksioneve? Jo! Duhet të ndalojmë punimet për Rrugën e Arbrit? Asnjë mënyrë. Do t’i bëjmë të dyja dhe kjo do të shikohet ditë pas dite. Nëse ka ide për sasi mund t’i bëjmë këto gjëra jo për propagandë, jo për t’ia hequr njërit dhe për t’ia dhënë tjetrit, atëherë janë të mirëseardhura, për ndryshe janë deklarata që mund të hidhen. Janë deklarata që nuk i shërbejnë as Lulzim Bashës dhe as forcave të tjera politike, prandaj është mirë të vijnë në tryezë", përfundoi Rama. 

Ora 17:30
MOBILIZIMI/ Vlora, shtëpi e hapur për të gjithë shqiptarët! Leli: Do bëjmë më të mirën për të prekurit nga tërmeti

Me qindra qytetarë të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të strehuar në  Vlorë po rikthehen në vendbanimet e tyre, duke ju kthyer kështu normalitetit të përditshëm. Më shumë se gjysma e tyre janë larguar nga qyteti bregdetar, ku aktualisht nga 1500 banorë që gjendeshin në Vlorë që nga e marta, kanë mbetur vetëm 550, të cilët vijojnë të jenë ende të akomoduar në hotele të ndryshme.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili ka ndjekur hap pas hapi situatën, është shprehur se dyert e vlonjatëve do të jenë gjithmonë të hapura për këdo, në çdo situatë.

“Vlora në këto ditë pas tërmetit ishte një shtëpi e hapur për të gjithë shqiptarët. Për të gjithë ato që patën probleme me tërmetin. Dhe mikpritja e vlonjatëve ka qenë fantastike. Ne jemi duke bërë organizimin me njësitë hoteliere. Patëm edhe një takim në orët e para të mëngjesit, ashtu siç i kemi pasur herë pas here. Jemi edhe në kontakt online 24 orë për çdo problem që ato kanë, apo që banorët e ardhur kanë. Kemi prapë një takim tjetër për të parë numrin e banorëve nga Durrësi apo Tirana që janë në njësitë hoteliere dhe në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe Shtabin e Menaxhimit të kësaj krize që ka prekur zemrat e shqiptarëve të gjejmë hapësirën e duhur dhe të bëjmë më të mirën për akomodimin e njerëzve jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë”, - tha kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli. 

Tërmeti i së martës la pas 51 viktima, me qindra të plagosur dhe dëme mjaft të mëdha materiale, duke bërë që me mijëra qytetarë të zonave të prekura nga lëkundjet sizmike 6.4 të shkallës riter, të largohen drejt qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, siç është Vlora, por edhe jashtë kufijve.

Ora 17:28
"S'kam besim tek ju!" Rama-ndërtuesve: Me supervizor nga shteti mbi kokë, do rindërtoni një më një pallatet

Kryeministri Edi Rama ka takuar pasditen e sotme ndërtuesit e pallateve që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit. Kreu i qeverisë tha se këta ndërtues duhet të fillojnë të rindërtojnë të gjitha pallatet që nuk i rezistuan tërmetit dhe pësuan dëme që i kthyen godinat në rrezik për banorët. Për të pasgur garanci se të gjithë rregullimet do të bëhen me cilësinë e duhur, Rama tha se ky proces do të monitorohet nga shteti, me supervizorë të veçantë për të gjitha godinat e dëmtuara që do të rindërtohen nga pronarët. Rama tha se do të jetë detyrë e prokurorisë të ndjek penalisht ndërtuesit që i kanë bërë strukturat në mënyrë abuzive.

"Nuk dua të zgjatem me situatën, sepse ju e dini vetë. Por minimumi që ju takon secilit prej jush është që të rindërtoni atë që ka shkatërruat tërmeti dhe ju. Dëmet i ka shkaktuar tërmeti, por të gjitha rastet kur struktura e pallatit rezulton të jetë e padëmtuar, atëherë është një lehtësim i madh në aspektin e përgjegjësisë, por të gjitha rastet nëse do ketë të tilla për pallate të ndërtuara pas '90 që do të shemben, investitorët, ndërtuesit, konstruktorët do t'i çojmë për ndjekje penale. Pastaj do vendosë gjykata dhe jo qeveria, por ajo që unë mendoj që ata ndërtues janë për burg, por ne na takon që t'i përcjellim para Prokurorisë dhe Gjykatës. Ndërsa kur kemi të bëjmë me një dëm sipërfaqësor, ju takon ju ta riparoni dëmin, duke pasur në konsideratë standartet teknikë që do i vendosin institucionet tona. Muret të riparohen plotësisht dhe ku ka dëme të tjera. natyrisht që nuk është as dëshira dhe as qëllimi jonë që të shtojmë rreshtin e njerëzve që do të shkojnë në ndjekje penale, nëse nuk do e bëni vetë do të thotë që do e bëjnë taksa paguesi, dëm i dyfisht ekonomik, Dhe për këtë dëm do ndiqet penalisht dhe me shumë gjasë do shkojë në burg. Ngrini kantierët menjëherë, do nisni ndërtimin menjëherë do lehtësoni njerëzit. Nuk dua ta di kush është situata ekonomik,e po ju them vetëm kaq. Shifni ato që keni dhe ndërtoni ato që janë dëmtuar, sesa të nisni ato të tjerat dhe të humbni lirinë. Po i bie shumë shkurt. Që nesër, Bashkia është në dispozicionin tuaj. Hajdeni dhe objektet që do marrin dritën jeshile nga inspektimi ndërkombëtar, nisni ndërtimin menjëherë. Nuk po them për dëmet brenda shtëpive jo, por dëmet e godinë po. S'ndjej asnjë keqardhje për ju. Sot ka mënyra të ndryshme, është puna e juaj. Ne do t'ju japim standardin, do ju vëmë supervizorin në kokë, se s'kemi besim. Pastaj prokurori ka punën e saj. Ne  s'do ta lëmë pa bërë këtë punë, por i bie që të marrim lekët e taksave dhe nuk shkon kjo punë. Mos kurseni, mos kujtoni se mund të ikni dhe s'do jepni llogari nesër. Ia keni detyrim këtyre njerëzve dhe familjes suaj", tha Rama.

Ora 16:54
Banori ankohet: Është shumë larg hoteli! Rama: Po në botën tjetër është afër?

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të hënë në ish-Kënetë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti. Ai ka takuar nga afër disa banorë, të cilët i kanë shprehur shqetësimin se hotelet ku i kanë caktuar janë shumë larg nga banesat e tyre. Me frikën se banesat e tyre mund të vidhen ato kërkojnë që t'u vendosen çadra pranë shtëpisë, por kreu i qeverisë ka treguar se një gjë e tillë kurrsesi nuk do të bëhen.

Banori: Më kanë thënë në hotel në  Golem, por është larg.

Rama: Është larg, po në botën tjetër është afër?

Rama i ka theksuar ministrit Bledi Çuçi, i cili është drejtuesi i operacionit për gjendjen e jashtëzakonshme, se të gjithë duhen çuar në hotel. "Çoji të gjithë në hotel. Le të bojnë sa të bëjnë, s'dua asnjë kursim", teksa theksoi se të gjitha banesat do të ndërtohen, por u ka kërkuar banorëve që të bëjnë durim.

Ora 16:07
Situata pas tërmetit, Basha: Ky është plani me tre pika që ne propozojmë

|Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një reagimi në rrjetet social ka ritheksuar tre pika të cilat partia që ai drejton i propozon qeverisë për të ndërhyrë në këtë situatë që është vendi pas tërmetit të 26 nëntorit.

Si pikë të parë Partia Demokratike rendit angazhimin dhe organizimin që duhet të bëjë shteti me 500 inxhinerët. Pika e dytë e PD, është vlerësimi me urgjencë i banesave. Ndërsa pika e pestë është anulimi i menjëhershëm rreth 150 milion dollarëve të cilat sipas PD janë planifikuar për t'ju dhënë 10 oligarkëve.

"Sot pashë nga afër gjendjen e rënduar në Bubq, ku shumica e shtëpive kanë pësuar dëme dhe shumë prej tyre janë të pabanueshme. Me qindra qytetarë kalojnë netët jashtë prej një jave pa asnjë siguri nëse mund të futen në banesat e tyre. Fatmirësisht kjo situatë e rëndë u mbyll pa viktima ne këtë zonë. Por gjendja vazhdon të rëndohet për ta dhe për mijëra familje në të tre qarqet e goditura Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Ajo që duhet bërë tani është të ndërmerren urgjentisht një seri veprimesh konkrete dhe të mirëkoordinuara për të siguruar njerëzit, dhe për të nisur sa më parë rindërtimin e banesave. Tani është momenti të veprohet me shpejtësi dhe për këtë qëllim ky është  plani që ne propozojmë: 1. Angazhimi dhe organizimi nga shteti i mbi 500 inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht, me qëllim për të përshpejtuar vlerësimin e banesave. Kjo kontribuon për qetësimin e gjendjes dhe sigurimin e jetës së qytetarëve. 2. Vlerësimin me urgjencë të banesave të dëmtuara dhe dëmeve të shkaktuara. 3. Qeveria në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të anulojë me efekt të menjëhershëm rreth 150 milionë dollarë të planifikuara për t'ju dhënë 10 oligarkëve, dhe këto fonde t’u akordohen mijëra familjeve në nevojë, për riparimin dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara apo të shkatërruara. Reagimi i shpejtë për të vlerësuar dëmet, dhe lëvrimi i fondeve për riparim dhe rindërtim do të ndihmojë në tejkalimin e traumës dhe rikthimin në normalitet." shkruan Basha në rrjette sociale.

Ora 15:14
Manastirliu në Shëngjin: Kujdes shëndetësor 24/7 për banorët, 1990 vizita dhe trajtime mjekësore në hotele


Shengjin, 2 Dhjetor – Ndërsa numri i qytetarëve të lënduar nga tërmeti që po marrin trajtim në spitale ka ardhur në ulje (altualisht janë 20 të shtruar në spitalin e Traumës, 4 në spitalin e Durrësit dhe 3 po kurohen jashtë vendit), ekipet mjekësore janë përqëndruar në dhēnien e ndihmës mjekësore në terren, pranë banorëve të strehuar në hotele apo në pikat e emergjencës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, deklaroi nga Shëngjini se, do të ofrohet kujdes shëndetësor 24 orë për banorët në pikat e emergjencës.

“Jemi përqëndruar në ofrimin e ndihmës mjekësore pranë hoteleve dhe pikave të emergjencës ku janë vendosur banorët dhe po garantojmë shërbim 24/7 dhe kemi siguruar barnat për të sëmurët kronikë”, tha Manastirliu.

Janë kryer 1990 vizita dhe trajtime mjekësore në hotele ku janë vendosur banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit. Gjithashtu janë kryer 3100 vizita dhe trajtime mjekësore në qendrat shëndetësore 24/7 pranë zonave të prekura nga termeti. Janë pajisur me medikamentet e nevojshme 376 të sëmurë kronikë.

Krahas ofrimit të kujdesit shëndetësor në të gjitha pikat e emergjencës të ngritura për banorët e prekur nga tërmeti nuk ka munguar ofrimi i kujdesit psiko-social për fëmijët dhe të gjithë banorët që kanë pasur nevojë. Janë më shumë se 1500 fëmijë në këto ambiente që po marrin kujdesin e duhur psiko social nga 300 psikologë dhe punonjës social në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror, Agjensinë e Fëmijëve, Urdhërin e Psikologut, organizatat si UNICEF, Save the Children, World Vision.

Ora 13:53
Ftesa e Ramës, Basha: S'kemi kohë për foto tani! Lekët e koncesioneve jepua të prekurve nga tërmeti (VIDEO)

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga lagja nr.7 e Durrësit i ka propozuar kryeministrit Edi Rama një plan me tre pika për të kapërcyer sa më shpejt gjendjen e jashtëzakonshme që ndodhet vendi pas tërmetit tragjik, ndërsa ka refuzuar sërish ftesën e kreut të qeverisë për t'u ulur në një tryezë.

"Gjendja është e mjerueshme, ka pasiguri, pasi njerëzit nuk e dinë nëse mund të rrinë brenda, pasi kanë rënë muret dhe banorët nuk kanë siguri. Disa thonë se u është siguruar një apo dy net strehim dhe janë nxjerrë, Po mbizotëron kaosi. Në mbështesim cdo masë për t'i ndihmuar dhe po bëjmë cfarë mundemi përmes vullnetarizmit. Tani është koha për veprime urgjente, konkrete dhe të mirëkoordinuara. Mbrëmë kisha një takim me specialistët më të mirë që ka Shqipëria.

Kemi 500 specialistë gati për të dhënë kontributin vullnetar për gjendjen alarmante. Propozoj një plan me tre pika; organizimi i 500 inxhinierëve për të përshpejtuar procesin e vlerësimit të banesave dhe kjo qetëson mendor dhe shpirtëror. Pika e dytë vlerësimi me urgjencë dhe ndarja në dy kategori. Askush nuk vjen ti shikojë kush. Dhe së treti të përdoren fuqitë që ka qeveria për të anuluar kontratat e 10 oligarkëve, bëhet fjalë për 150 mln dollarë dhe të destinohen për t'u ardhur në ndihmë banorëve. Gjendja tragjike e këtyre njerëzve kërkon ndihmë dhe jo poza, as teatër, por angazhim konkret.

Mbështesim cdo përpjekje të qeverisë dhe cdokujt që u vjen në ndihmë këtyre njerëzve dhe po bëjmë cdo gjë për t'i ndihmuar, tani nuk është koha për teatër. Nuk është koha tani për foto dhe për shfaqje, por për veprime urgjente të mirë koordinuara që të vlerësohet gjendja e banesave dhe strehimi. Thirrja ime ndaj kryeministrit ta zgjerojë grupin e punës që merret me vlerësimin e banesave dhe të bëhet vlerësimi e të anulohen kontratat e 10 oligarkëve 150 mln dollarë dhe të zhvendosen të buxhet" tha Basha.

Ora 12:14
Laç/ Rama me banorët e prekur nga tërmeti, nëna e 12 fëmijëve: Jemi bërë gjysmë robi...(VIDEO)

Kryeministri Rama ditën e sotme së bashku me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ish ministren e Arsimit, Lindita Nikolla kanë qenë të pranishëm në Laç për të takuar nga afër banorët, banesat e të cilëve janë prekur nga tërmeti.

Rama është takuar me shumë banorë të cilëve u ka kërkuar që të bëjnë durim. Në fund të këtij takimi një zonjë që jetonte në Adriatik e ka thirrur kryeministrin për të biseduar me të. Ajo tregon se është nën e 12 fëmijëve, dhe se në kohën kur ra tërmeti në banesë ishte vetëm me vjehrrën dhe me dy fëmijë të vegjël. Zonja në fjalë tregon se nga frika dhe nga nxitimi dëmtoi edhe këmbën ndërsa banesa e saj ka marrë çarje të mëdha.

Ndërkohë Rama i ka sugjeruar që të shkojë të strehohet në hotel deri në përfundimin e kësaj situate.

"Nuk bëhen pallatet menjëherë. Po bëjmë ditë natë isnpektimin. Nuk i ka as Franca mijëra inspektorë. Ca ka ik ka ik. Të lutem me durim. Të tjerët i kanë çu robt e shpisë me kolona varrimi. Mos e harro këtë. A i ke pa uraganet në Amerikë. Në po bëjmë maksimumin. Dua të jesh mirë. Mu shfryj, por qetësohu dhe duro." iu drejtua kryeministri banorëve.

Banorja: Kam ra prej tërmetit nga shkallët. Zoti më ka sjell këtu. Jam nënë me 12 fëmijë. Jetoj në Adriatik. Kam ngel me plakë 92 vjeçe. Jam pensioniste, dhe jetoj me 2 femije te vegjel."

Rama: Shko në hotel. Atje i ke të gjitha.

Banorja: Jam nënë heroinë, të unë të vinte. Pse nuk vini në Adriatik. Na ka bo gjysëm robi. Pallati ku ti banon i kanë çuar në hotel.

Rama: I ke bo me radhë kalamajt apo krejt për njëherë...duhet durim.

Ora 12:04
Rama në Qendrën Operacionale të Emergjencave Civile në Lezhë takon ish-ministren: Ku je më e mira në botë...(VIDEO)

Kreu i qeverisë, Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka inspektuar Qendrën Operacionale të Emergjencave në Lezhë.

“Ku je moj më e mira në botë, ditë natë, as nuk i ndihet zëri, as nuk i del emri.”-u shpreh Rama, teksa takoi ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikolli.

“Gjendja është kjo: 57 pallate që janë me dyshim, 213 deri tani, 12 institucione.”-deklaroi Sandër Lleshaj.

Qendra Operacionale e Emergjencave Civile, u ngrit në Lezhë pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe shërben si pikë koordinimi për të gjithë institucionet shtetërore që janë të angazhuar për menaxhimin e situatës në terren.

Ora 11:50
Rama takon banorët nga Thumana të akomoduar në Shëngjin: Unë me gratë nuk lodhem kurrë! Burrat vetëm stres shtojnë (VIDEO)

Kryeministri Rama, ka inspektuar një hotel në Shëngjin, ku janë të akomoduar një numër i madh banorësh që janë larguar nga Thumana.

I shoqëruar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kryeministri Rama ka takuar banorët, ku i ka pyetur për gjendjen si dhe shërbimin që po marrin.

Kreu i Qeverisë është interesuar edhe për shërbimin mjekësor ndaj banorëve të akomoduar në këtë hotel.

Rama takuar edhe me disa gra, të cilët po marrin asistencë psikologjike.

“Unë me gratë nuk lodhem kurrë, burrat me shkatërrojnë”, -u shpreh Rama me humor, teksa bashkëbisedonte me disa gra në hotelin ku ata po qëndrojnë bashkë me familjet e tyre.

Ai u është kthyer burrave, duke u thënë se vetëm u shtoni stres burrave,

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 02/12/2019 18:31

    Thjeshtë,ata kompromentojnë vëzhguesin e shtetit dhe ciao Rama! Jemi në Shqipëri o bacë, njerëz që shesim nënën për 10 qindarka!

    Përgjigju
  • Roza: 02/12/2019 18:31

    Po c’pune ka Basha qe mbledh njerez? Ai njeri duhet Te kontriboje në shtet si te behet me e mira ose te zhduket.

    Përgjigju
  • durrsaku autokton: 02/12/2019 17:53

    MOS E PRISNI KETE KRYEMINISTER,,,MERRNI NGA NJE TULLE DHE FUTJANI KOKES KETIJ PALACOJEJE ,SI KETIJ ASHTU DHE BASHES DHE METES,,,JANE KETA NDYRESIRA GJOJA QEVERITARE SI TE DJATHTE E TE MAJTE,,QE E SHKATRRUAN KETE VEND DUKE VJEDHUR FONDET ,,DHE DUKE LEJUAR QE PAS 1992 TE VIJNE KETA NDYRESIRA SHPELLARE TE VERIUT E TE JUGUT TE VERSULEN ME THIKE NE GOJE NEPER TOKA PRONARESH TE SHQIPERISE TE MESME,,,DUKE NDERTUAR KASOLLE ME BLLOQE ,,,DHE KERKOJME TE NA VIJNE TURISTE ,,TE VIJNE TURISTET E TE SHIKOJNE NDERTIMET EUROPIANE TE PLAZHIT NE DURRES,GOLEM,, KAMZES,BATHORES,PASKUQANIT,DHE SAUKUT ,APO PAS LIQENIT,,,ZOTI JU MALLKOFTE NE SHTATE BREZA ISHALLAH,,I LUTEM ZOTIT EDHE NJE HERE O ZOT LESHOJI NJE TERMET 10 BALLE ME EPIQENDER KENETEN E DURRESIT,,NXIRRI UJIN E ZI KETYRE NJEREZVE SHPIRTZI,,..KRIMINELE NE SHPIRT E NE FYTYRE....

    Përgjigju
    • durrsakut i paburre: 03/12/2019 08:11

      Pse mos ta presin apo pse po ju qon dinjitetin ne vend qe jua kane marre kriminelat ndertues tash 30 vite. Ju, njerez si puna jote mosmirenjohes nuk meritoni asgje ai po behet cope 24 ore ne 24 eshte gjysma e shqiperise ne kete gjendje O DURRSAKU AUTOKTON.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje