Vlorë- 100 subjekte të reja regjistrohen çdo ditë pranë QKR
VLORE, 11 shtator/ATSH-Harilla Koçi/.- Rreth 100 subjekte të reja regjistrohen mesatarisht çdo ditë pranë Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit në Bashkinë e Vlorës. Burime zyrtare pranë QKR bënë të ditur për ATSH-në se, po punohet me mjaft intensitet dhe me orar të zgjatur për të përballuar fluksin e kërkesave të qytetarëve, të cilët kanë krijuar rradhë. […]
/ATSH-Harilla Koçi/.- Rreth 100 subjekte të reja regjistrohen mesatarisht çdo ditë pranë Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit në Bashkinë e Vlorës.
Burime zyrtare pranë QKR bënë të ditur për ATSH-në se, po punohet me mjaft intensitet dhe me orar të zgjatur për të përballuar fluksin e kërkesave të qytetarëve, të cilët kanë krijuar rradhë. Prej mëngjesit e deri në orët e mbrëmjes, sportelet e QKR janë të hapura, por pavarësisht kësaj, është mjaft e vështirë për të përballuar volumin e punës që vazhdon të jetë i lartë.
Ky tregues është rrjedhojë e aksionit kombëtar të paralajmëruar që tashmë ka nisur në të gjithë vendin dhe që ka si synim parandalimin e evazionit fiskal dhe formalizimin e ekonomisë.
Aksioni, që ka nisur edhe në rajonin e Vlorës, është shtrirë në të gjithë territorin që mbulon Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, nga derdhja e lumit Vjosë, në fshatin Qeparo, ku, aktualisht operojnë më shumë se 6200 subjekte të regjistruara deri tani në sistem.
Ndërkohë, fluksi i rregjistrimeve pranë QKR në bashkinë e Vlorës, shënoi një rritje të ndjeshme 8 javë më parë, menjëherë pas aksionit që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndërmori në muajin korrik, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar më shumë se 1600 subjekte të reja, që përbën edhe një shifër rekord në këtë fushë.
Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Pranvera Resulaj, tha për ATSH-në se, ky numër reflekton punën që po bëhet nga strukturat tatimore dhe forcimin e kontrolleve për të parandaluar evazionin fiskal dhe formalizimin e ekonomisë. Përfshirja e këtyre subjekteve në skemën e tatim paguesve, parashikohet të shoqërohet me rritje të të ardhurave, të cilat praktikisht nuk vileshin më parë, pavarësisht se këto biznese ushtronin aktivitetin e tyre në qytet dhe zonat rurale.
Aksioni i muajit korrik, që kishte si synim parandalimin e evazionit fiskal, u shtri në një gjeografi të gjerë të aktiviteteve të biznesit në qytet. Ai u shoqërua me kontrolle në subjekte të ndryshme me qëllim ndëshkimin e veprave penale në fushën e tatim-taksave, fshehjen e të ardhurave, punësimin e paligjshëm, informalitetin dhe evazionin fiskal dhe gjatë tij u bënë objekt i kontrolleve 512 subjekte fizike e juridike, prej të cilave 198 rezultuan me shkelje të ndryshme, çka u shoqërua edhe me masat përkatëse që parashikohen në ligj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10833
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës
12 Janar, 10:37
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: 'Pavarësimi i Kishës Ortodokse...', botohet i plotë libri i Nolit! 'Kostumografia në art', 'Dhe pastaj, ajo u bë pemë'! 'Kujtim' te ‘Melodia e Vargut’
12 Janar, 10:29
-
‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu
12 Janar, 10:18
-
Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?
12 Janar, 09:51
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24
-
RENEA arreston Kreshnik Farrukun me urdhër të SPAK! Prangosja me kërkesë të prokurorisë së Firences! Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 09:22
-
VIDEO/ Eksploziv hotelit në Theth, ja momenti i shpërthimit
12 Janar, 09:17
-
Shkodër/ Aksi Hani i Hotit - Tamarë dhe Bogë - Theth i kalueshëm me zinxhirë
12 Janar, 09:08
-
Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht
12 Janar, 08:59
-
Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella
12 Janar, 08:57
-
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, arrestohet autori! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë! Shikoni pamjet (VIDEO + EMRI)
12 Janar, 08:40
-
Moti i Keq/ Reshje bore në lartësitë mbi 300 metra! Zbardhet veriu dhe Korça! Akset kombëtare të kalueshme por me zinxhirë! Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës - Bari
12 Janar, 08:34