Vlorë, 17 vjeçari kapet me doza kanasi gati për shitje në lagjet e qytetit

Vlorë, 17 vjeçari kapet me doza kanasi gati për shitje në lagjet e qytetit

Dozat e sekuestruara

Vlore- Një 17 vjeçar është kapur me doza kanabisi të gatshme për tu shitur në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.

Gjatë kontrollit fizik të adoleshentit S.B dhe kontrollit në banesën e tij u gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, të ndara në 140 doza, gati për shitje, një sasi lende narkotike kanabis të bluar, 1 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 17-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Vlorës informoi sot policia e qytetit.      

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit