Vlorë, 2 të rinj të zhdukur në
det, telefonuan: Po mbytemi

VLORE - Një telefonatë nga deti, nënës në orën 06:00 të mëngjesit dhe kështu është shënuar nisja e një ditë dramatike për dy familje në Vlorë të cilët presin gjetjen e dy të rinjve 25-vjeçar.

“Jemi në rrezik. Po mbytemi”...Kanë qenë këto fjalët që Gëzim Bashllari i ka thënë të ëmës së tij pasi më herët ka dështuar në telefonatat që ka bërë në autoritet portuale të qytetit. Informacionet kanë qenë kontradiktore gjatë ditës. Autoritetet thanë për A1 Report se kërkimet në det kanë nisur në orën 07:00, por nëna e njërit prej të rinjve tha se operacioni për shpëtimin e të rinjve nisi në orën 08:00.

U desh apeli i Viloeta Bashllarit, që pas rreth 6 orësh nga sinjalizimi për rrezikun e të rinjve në det, të nisnin edhe kërkimet ajrore me dy helikopterë. Dy të rinjtë janë Gëzim Bashllari dhe Fatmir Ismailaj, të cilët kishin dalë në det për të peshkuar. Asnjëri nga të rinjtë nuk është peshkatar, por Bashllari ndryshe nga Ismailaj, dilte për herë të parë për të peshkuar, konfirmon nëna e tij.

Pas kërkimeve pa asnjë rezultat gjatë gjithë ditës, autoritetet kanë ndërprerë operacionet e kërkim-shpëtimit përmes detit dhe ajrit. Ali Elezi, shef i operacionit të shpëtimit, tha për A1 REPORT, se kërkimet u ndërprenë për shkak të errësirës, ndërsa shtoi se do të rinisin nesër, por duke sqaruar se nuk është vendosur as ora dhe as sa mjete do të jenë nesër në këtë operacion.

Dy helikopterë të vënë nga Ministria e Mbrojtjes i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë me 5 orë vonesë, madje gjatë orës së parë të kërkimeve në ajër helikopterët kanë konstatuar se nuk kishin karburant mjaftueshëm, duke ndërprerë kërkimet për t’u rikthyer më pas.

Në asnjë çast gjatë ditës nuk janë dhënë sinjale për një lokalizim të vendndodhjes së varkës. Por në orën 13:0 të së premtes, në një telefonatë tjetër të rinjtë kanë pohuar se me sy të lirë dallonin ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit. Deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ka pasur asnjë të dhënë as për vendndodhjen e varkës as për të rinjtë. Sipas të dhënave të autoriteteve në det kanë qenë katër anije ku ka pasur dhe asistencë të Guarda di Finanza.

MBYLLET KERKIMET

Ora 19:30
Drejtori i operacionit të Shpëtimit, Ali Elezi tha për A1 REPORT se kërkimet për gjetjen e dy te rinjve ne det u mbyllen per diten e sotme per shkak te erresires, por shtoi se do te rinisin neser. Kerkimet nuk sollen asnje rezultat te vendndhjes se varkes, apo te rinjve.

SHKURTI: MUNDESITE E GJETJES, TE LARTA
Ora 17:35
Në kontaktet e vazhdueshme që televizioni A1 REPORT ka pasur me personat kompetentë në lidhje me gjetjen e dy peshkatarëve, drejtuesi i operacionit të shpëtimit, Qemal Shkurti, tha se kërkimet vazhdojnë si me anije ashtu edhe me helikopterë. “Njëri prej helikopterëve po kryen kërkime në afërsi të bregdetit, njëri më në thellësi”, shtoi ai. Sipas Shkurtit, mundësitë e gjetjes së mjetit janë shumë më të mëdha sepse krijohet një mundësi e lartë vrojtimi nga ajri.

“Kërkimet kanë filluar rreth orës 07:00 të mëngjesit me anijet tona, me mjete të policisë kufitare, me mjete të Guardia di Finanza dhe më tej me përfshirjen e helikopterëve në kërkime”, tha Shkurti.

ELEZI: HELIKOPTERET U FURNIZUAN ME KARBURANT, U KTHYEN PRAP
Ora 17:00
Ali Elezi, shef i Koordinimit të operacionit, nga qyteti i Durrësit ku ai tha se ndodhej, deklaroi për televizionin A1 REPORT, se helikopterët janë shkëputur disa momente nga kërkimet si pasojë e mungesës së karburantit.

“Helikopterët janë në ajër, po bëjnë kërkime..s’kanë konstatuar asgjë deri tani.
Para 20 minutash kanë bërë pilotimin e ditës sepse kanë shkuar për furnizime, janë kthyer sërish”, tha Zeneli.

MINISTRIA E MBROJTJES: NISET DHE NJE HELIKOPTER I DYTE

Ora 14:20
"Një helikopter tjetër në operacionin e kërkim-shpëtimit në Gjirin e Vlorës Në orën 14 20 nga Baza Ajrore e Helikopterëve në Farkë është nisur drejt Gjirit të Vlorës helikopteri AB- 205 me dy pilotë në bord i Forcave të Ajrore. Kështu, aktualisht në operacionin për gjetjen e dy peshkatarëve të humbur në Gjirin e Vlorës nga Forcat e Armatosuara janë përfshirë:
- Anija “ARCH ANGEL” A-05 e Rojes Bregdetare të Forcave Detare, - Helikopteri “COUGER” dhe helikopteri AB- 205 I Forcave Ajrore. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në të gjithë hapësirën e Gjirit të Vlorës."

MINISTRIA E MBROJTJES: OPERACIONI I KERKIMIT NE TE GJITHE GJIRIN E VLORES

Ora 14:18
Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet një njoftimi për shtyp deklaron se forcat e armatosura angazhohen në operacionin e kërkim shpëtimit të dy peshkatarëve në afërsi të Zvërnecit, Vlorë.
"Sot në orën 07.00 një anije “ARCH ANGEL” A-05 e Rojes Bregdetare të Forcave Detare është angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit të dy peshkatarëve që kanë humbur gjurmët në det në afërsi të Zvërnecit në Vlorë. Anija A-05 me një ekuipazh prej katër vetë i është bashkuar mjeteve dhe forcave të Policisë Kufitare dhe forcave të tjera të që janë angazhuar në këtë operacion.
Në orën 12.55, me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, në operacion u përfshi edhe helikopteri “COUGER” i Forcës Ajrore. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në të gjithë hapësirën e Gjirit të Vlorës, në afërsi të Sazanit dhe Karaburunit, por deri tani ende nuk ka ndonjë gjurmë të peshkatarëve të humbur."

ALI ELEZI: HELIKOPTERI PO BEN KERKIME

Ora 13: 56
“Helikopteri ka nisur kërkimet. Presim informacione nga ajri që të përqëndrohen mjetet e vogla, pasi nuk mudn të dalin në det, pasi situata detare po përkeqësohet dhe nuk lejon daljen në det të mjeteve të vogla. Disa herë janë bërë telefonata, por as shërbimet në det as ato në tokë nuk po arrijnë të mbijetojnë.”- tha Ali Elezi, shefi i operacionit të kërkim shpëtimit në një prononcim telefonik për të TV A1 REPORT për gazetarn Andi Kapxhiu
Ali Elezi u shpreh se nëse janë në zonën ku është përkeqësuar situata peshkatarët rrezikohen shumë, pasi dallgët janë të larta.
Elezi tregoi dhe çfarë kanë thënë peshkatarët “Ato kanë pasur një gomone të vogël, dhe informacioni i parë ka qenë se është çarë dhe është futur ujë, por sesa ujë mund të futet dhe sa kohë don të mbytet s’na kanë thënë.” Kërkimet bëhen në “veri të Sazanit deri në grykëderdhjen e lumit Vjosë.”
I pyetur përse kërkimet me helikopter nisën kaq vonë ai shpjegoi “Informacioni që na u dha fillimisht nga peshkatarët, tregonte se operacioni i shpëtimit ishte i realizueshëm dhe mjetet tona ishin në gjendje ti shpëtonin. Por një traget i linjës që lundroi andej nuk i ka parë, çka tregon se për shkak të detit të trazuar ata mund të kenë dhënë dhe koordinata të gabuara të vendndodhjes.”

ALI ELEZI PER TV A1 REPORT: PER PAK MINUTA NISET HELIKOPTERI, DETI PO PERKEQESOHET
12: 39 Ali Elezi, Shefi i koordinimit të operacionit kërkim shpëtimi në një prononcim telefonik për TV A1 REPORT tha se operacioni vazhdon me 4 mjete. Ai konfirmon se brenda pak minutash pritet të niset një helikopter për operacionin e kërkim shpëtimit ndërkohë që deti përkeqësohet dhe mjetet e Guardia di Financa kanë kërkuar që të kthehen në breg.

"Informacioni mbërriti në orën 06: 50. U angazhuan mjete të policisë kufitare, rojes bregdetare, Guardia di Financa. Informaicioni për vendndodhjen ka lëvizuar afër derdhjes së Vjosës, më pas ishullit Sazani ndërsa kërkimi është përqëndruar aktualisht nga derdhja e Vjosës në veri të Sazanit. Është provuar të komunikojnë me telefon me dy peshkatarët por është e pamundur, mesaduket ndodhen në njëzonë ku nuk ka valë telefonike. Rojet bregdetare thonë se një helikopter po shkon në ndihmë. Ndërkohë që situata në det po përkeqësohet dhe rojet bergdetare kanë kërkuar t’i afrohen bregut.”

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra