VLORË - Reshjet e dendura të ditëve që lamë pas kanë evidentuar sërish zonat e rrezikuara nga erozioni në qytetin e Vlorës.

Prej shumë vitesh e njohur për problemin e erozionit që rrezikon më shumë se 22 banesa është lagjia “10 korriku”, e cila ende nuk ka njohur zgjidhjen që banorët e zonës shpresojnë.

Edhe këte vit rreshqitjet e dherave kanë bërë më të prekshëm rrezikun e shkeputjes së një masivi betoni në formën e një bunkeri që ndodhet mbi banesat e kësaj zone. 
Problematika në këtë zonë pranohet edhe nga institucioni prefektit.


Aktualisht institucioni i prefektit të qarkut ka ngritur grupet e punës duke u koordinuar edhe me njësitë vendore për përballimin dhe menaxhimin e situatave me efikasitet .
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)