VLORE-Policia e qytetit bregdetar ka sekuestruar 44.900 Euro dhe 9900 USD në posedim të një 22-vjeçari me inicialet L.M.

Sekuestrimi është bërë në kuadër të operacionit ''Vjeshtë 2017'' për bllokimin e aseteve të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Sipas policisë së Vlorës, kjo shumë monetare dyshohet se është përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga 22-vjeçari.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'', parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal.

dy.b/shqiptarja.com