VLORE - Një 35-vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes në maternitetin e spitalit të Vlorës këtë të enjte.

35 vjeçarja, Agjëro Bashaj banuese në Vranisht ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit, pas komplikacioneve që ka pësuar gjatë lindjes natyrale.

Ndërkohë foshnja është arritur të shpëtohet dhe mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Policia bën të ditur se nëna ishte futur ne reanimacion pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore pak minuta pasi kishte sjellë në jetë foshnjën. 

Hetime për mjekim të pakujdesshëm
Pas ngjarjes së rëndë, Prokuroria e rrethit ka nisur hetimet ndaj mjekëve për të verifikuar nëse ka pasur mjekim të pakujdesshëm. 

Njoftimi i policisë
Më datë 10.08.2017, rreth orës 18:00 Salla Operative Vlorë është lajmëruar nga Spitali Rajonal Vlorë se shtetësia A.B., 35 vjeçe, banuese në Vranisht-Vlorë, pasi ka kryer lindje natyrale ka ndëruar jetë në sallën e Reanimacionit pas një komplikacioni mjekësor që i është shfaqur.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com