35-vjeçari Aldo Collari, ka rënë në prangat e Policisë në Vlorë, pasi i janë gjetur në banesë 158 fishekë luftarakë dhe 1 kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se operacioni u krye në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Mbi 35-vjeçarin rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë-Goditet një rast i mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse.

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë goditën një rast të mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. C., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 158 fishekë luftarakë dhe 1 kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. C., 35 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

------------------------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë