Belgjikë/ U kapën me plantacionin kanabisi me vlerë 800 mijë euro, 5 shqiptarët rrezikojnë deri në 25 vite burg në total! Dëshmia: Mendova se këtu lejohej!

Belgjikë/ U kapën me plantacionin kanabisi me vlerë 800 mijë euro, 5 shqiptarët rrezikojnë deri në 25 vite burg në total! Dëshmia: Mendova se këtu lejohej!

Një nga shqiptarët e pandehur, në Gjykatë

Belgjikë- "Mendova se lejohej në Belgjikë dhe ishte vërtet i vetëdijshëm për asnjë dëm apo shkelje ligji". Kështu është shprehur një nga shqiptarët e arrestuar për magazinën me 800 mijë euro drogë të sekuestruar nga policia e Belgjikës në vitin 2022, ku u kap bashkë me 4 bashkëatdhetarë të tjerë.

Kjo dëshmi është dhënë në procesin gjyqësor që po mbahet dhe seancën e radhës të zhvilluar sot (10 tetor). Plantacioni i madh i kanabisit u gjet në Waarschoot. Së bashku me katër të tjerë ai rrezikon një dënim me burg deri në 5 vjet nëse shpallen fajtorë.

Në seancë tre prej të dyshuarve dërguan përfaqësuesit ligjorë, kurse dy ishin vetë të pranishëm. Emrat nuk u bënë publikë. Prokurori kërkoi burgim nga 12 muaj, deri në 5 vjet për secilin. Gjithashtu u kërkuan gjoba deri në 20 mijë euro.

Pas disa informacioneve për automjete të dyshimta pranë një magazine në Visserij në Assenede, policia lokale kreu një bastisje në tetor 2022. Ata zbuluan se ndërtesa përdorej për të operuar një plantacion kanabisi.

82 kilogramë kanabis në gjendje të tharë u gjet gjithashtu gati për transport. Dy shqiptarë janë arrestuar në vendngjarje në magazinë. Dy të tjerë u gjetën në një automjet pranë plantacionit. Më vonë një shqiptar i pestë doli mes lidhjeve, shkruan media belge “Nieuwsblad”.

Në magazinë, hetuesit gjetën edhe një fletore interesante, ku kishte një “boll informacioni” për sasitë e kultivuara, nënndarjen e plantacionit etj.

Avokati Toon Deschepper u përpoq të shpjegonte situatën e klientit të tij.

“Ai ishte naiv dhe i pavetëdijshëm për ndonjë keqbërje. Madje ai ka treguar menjëherë pasaportën në polici. Atij i thanë se lejohej në Belgjikë, budallallëk natyrisht. Kërkoj të mos jeni shumë i rreptë”, u shpreh mbrojtësi para gjyqtarit.

Avokatja Nathalie Buisseret e ndoqi argumentin dhe tregoi se klienti i saj kishte nevojë për para, për shkak të një vajze të sëmurë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 11/10/2024 05:31

    KANABISI NE AMERIKE ESHTE I LEGALIZUAR,,SHITET NE DYQANE....JANE DYQANE APOSTAFAT VETEM PER KANABIS...MOS DENONI TE RINJTE KOT...DENONI ATA QE SHESIN DROGA TE FORTA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?