VLORË - Një aksident i ndodhur në rrugën transballkanike i ka marrë jetën një 37- vjeçari nga Vlora. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, ku 37-vjeçari Shpëtim Gjinaj po udhëtonte me mjetin e tij, motor, tip Suzuki. Mjeti me targa x39ts2 është përplasur me bordurat e rrugës transballkanike, që lidhet me lagjen “24 Maji”, e quajtur ndryshe edhe “Çole”.
37-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda kryesisht në kokë dhe plagë në të gjithë trupin. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca, e cila ka bërë të mundur edhe transportimin e tij drejt spitalit rajonal të Vlorës për një ndërhyrje të mundshme, por kjo ka qenë e pamundur, pasi trupi i tij ka mbërritur i pajetë.
Menjëherë blutë e Vlorës kanë nisur hetimet dhe si rezultat i tyrë mendohet të jetë shpejtësia e madhe e drejtuesit të automjetit, ku sipas tyre 37-vjeçari ka qenë me një shpejtësi tepër të madhe dhe si pasojë ka humbur kontrollin.
Kohët e fundit është shtuar numri i aksidenteve në qytetin e Vlorës. Kjo si pasojë edhe e mungesës së sinjalistikës në vend, çka lë për të dëshiruar dhe çka është një ndër elementët kryesorë, që çon në burim aksidentesh.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com