VLORË-Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar "EAST" duke sekuestruar këtë të martë 12 kg kanabis sativa vënë në pranga një 34-vjeçar.

I arrestuari është Besnik Kapllanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë. 34-vjeçari është arrestuar në banesën e tij në fshatin Risili, ku është është gjetur edhe lënda narkotike.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky person po tentonte të shiste sasinë e lëndës narkotike të cilën e mbante të fshehur në banesë, menjëherë Policia e Vlorës ka ndërhyrë duke shkuar në banesën e këtij personi në fshatin Risili dhe ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
 
Lënda narkotike ishte e vendosur në thasë sintetikë me thurje, fshehur në 2 bidona plastikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

droge
droge
(Lënda narkotike e sekuestruar nga policia)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com