Grupi i grabitësve me armë dhe maska në fytyrë ka hyrë në banesën e Halim Sinajt në lagjen 15 tetori, pranë spitalit rajonal të Vlorës.
Nën kërcënëmin e armëve, ata kanë lidhur çiftin e bashkëshortëvedhe më pas iu kanë grabitur një sasi të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë e duke dalë nga shtëpia, kanë qëlluar edhe në ajër. Më pas, ata janë larguar në drejtim të fshatrave të Lumit të Vlorës.
Policia ndjekur nga pas grabitësit, ndërkohë që hetuesit kanë mbërritur menjëherë në vëndngjarje dhe kanë nisur mbledhjen e fakteve, gjurmëve, provave.
(Në foto: Banesa e grabitur në Vlorë)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)