/ATSH-Harilla Koçi/.-51 shkolla të vendeve të ndryshme të rajonit të Adriatikut, mes të cilave edhe 2 nga qyteti i Vlorës, janë bërë tashmë pjesë e një network-u që synon të hedhë bazat drejt një programi unik edukativ dhe drejt të njëjtës metodologji të vlerësimit të nxënësve.
Kjo u theksua në konferencën finale të programit të mobiliteteve të Projektit KEPASS, që është financuar në kuadër të Programit IPA Adriatic me fonde të Komunitetit Evropian, e cila u zhvillua në qytetin e Senigalias (Itali), organizuar nga Regione Marche, si një nga partnerët e Projektit KEPASS.
Në këtë konferencë u bë bilanci i 3 viteve të projektit, që u fokusua në akreditimin e shkollave të rajonit të Adriatikut, për të qenë pjesë e një program të mobiliteteve bazuar në të njëjtën metodologji të vlerësimit të nxënësve dhe bazuar në katër module të përbashkëta ndërlëndore.
Në konferencë u theksua se, projekti KEPASS, projekti i shkëmbimit të njohurive dhe dijeve në zonën e Adriatikut, që është pilotuar për herë të parë, synon të hedhë bazat drejt një programi unik edukativ dhe drejt të njëjtës metedologji të vlerësimit të nxënësve, jo thjesht mbi bazën e notës, por mbi bazën e kompetencave.
Ky projekt u aplikua në 51 shkolla të vendeve të rajonit të Adriatikut, që përbëjnë edhe network-un e shkollave të akredituara në këtë zonë.
Në këtë kuadër, të pranishmit theksuan se, tashmë ideja është që, duke u nisur nga rezultatet e projektit, të bëhen rekomandime në qeveritë respektive, për shtrirjen e këtij programi në një nivel më të gjerë. Ata evidentuan faktin se, ky program u vjen në ndihmë qytetarëve, nxënësve, për shkak se krijon një sistem të përshtatshëm për ekuivalentimin e njohurive dhe të dijeve, gjatë zhvendosjes së familjeve dhe të nxënësve në vende të ndryshme të rajonit.
AULEDA, partnere në këtë projekt së bashku me Drejtorinë Rajonale të Arsimit dhe e guiduar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, prezantoi ecurinë e projektit në tre vite. Mirela Koçi, drejtoreshë ekzekutive e kësaj agjencie, evidentoi mes të tjerash si arritje të veçantë formën e vlerësimit, bazuar në kompetenca, si një qasje e re, që është vlerësuar edhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe që u reflektua edhe në Konferencën e zhvilluar në 15 maj, në kryeqytet.
Në kuadër të këtij projekti, për një periudhë 3 mujore, 12 te rinj nga Italia (Rajoni i Friugli Venezia Giulias dhe Marche) si dhe nga Bosnje Hercegovina (Shkolla e Mesme e Përgjithshme Mostar), ndoqën studimet në dy klasat KEPASS të ngritura pranë shkollës së mesme të përgjithshme "Ali Demi" dhe shkollës jo publike "Internacional", së bashku me 25 të rinj shqiptarë. Nga ana tjetër, 19 të rinj nga Vlora ndoqën studimet në shkollat e Italisë, Sllovenisë dhe Bosnje Hercegovinës në Kolegjin e Kombeve të Bashkuar.
Në një prononcim për ATSH-në lidhur me këtë projekt, zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, theksoi se "Kjo është një nismë shumë e mirë, në kuadrin e të gjithë reformave që kanë nisur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe mund të shihet si një projekt pilot në kuadër edhe të projekteve komunitare, pasi krijon mundësinë e qasjes së komunitetit me një traditë dhe format tjetër". Sipas saj, shumë shpejt, duke u nisur nga produkti dhe përvoja e krijuar nga ky projekt, do të nisë një tjetër projekt më i madh që do të startojë shumë shpejt me qeverinë italiane. "Jemi në fazën që po aplikojmë për të parë modalitetet dhe kjo është një formë e re e rrugës që do të na ndihmojë që gjithë modulet tashmë janë bërë gati, të bëhen pjesë e vijimësisë së këtyre projekteve", u shpreh Malaj.
/Shqiptarja.com