VLORE- Rreshjet e ditëve të fundit dhe hedhja e skorjes në mënyrë të vazhdueshme gjatë periudhës se dimrit ka bërë që aksi nacional Vlorë-Orikum-Llogara të amortizohet plotësisht.
 
Aksi Dukat-Qafa e Llogarasë mbetet zona më problematike në këtë rrugë.
 
Rruga është e mbuluar nga gropa të mëdha, shpesh herë edhe të pakalueshme.
 
Mungesa e investimeve për një kohë të gjatë në këtë aks rrugor, ka bërë që rruga të kthehet në një gjendje jo të përshtatshme për të qarkulluar automjetet, sidomos kur ka rreshje shiu.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)