Materialet janë referuar Prokurorisë ndaj shtetasit Marjo Shapllo për veprën penale ''Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor''
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë
Policia Rrugore Vlorë ka arrestuar në flagrancë shtetasit :
Marjo Shapllo, 26 vjeç, banues në Vlorë,
Shtetasi i mësipërm në bulevardin ''Ismail Qemali'', tek kryqëzimi i Kalit të Trojës, duke drejtuar mjetin tip ''Audi A4'', ka akisidentuar lehtë dhe jashtë rrezikut për jetën shtetasin J.B., 79 vjeç.
Materialet janë referuar Prokurorisë ndaj shtetasit Marjo Shapllo për veprën penale ''Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor'', parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.