Vlorë-Aksidentohet nga një makinë 39 vjeçarja me iniciale A.Ç., banuese në Vlorë.
Policia e Vlorës është njoftuar prej Spitalit Rajonal se pranë ambienteve Spitalore ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore një shtetase e dëmtuar.
Policia kontaktuar me 39 vjeçaren, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se është aksidentuar në lagjen “24 Maji”, tek ''rotondua e Çoles'', në rrugën Transballkanike, prej një mjeti.
Drejtuesi i mjetit pasi e ka aksidentuar e ka transportuar të dëmtuarën në Spital dhe më pas është larguar. Policia ka identifikuar targën e mjetit dhe të dhënat por për arsye hetimi nuk bëhen me dije.
39 vjeçarja ka marrë dëmtime të rënda por është jashtë rrezikut për jetën.
Prej Policisë dhe grupit hetimor po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com