VLORË - Policia bashkiake e qytetit të Vlorës ka nisur një aksion ndaj të gjitha bizneseve, që kanë zaptuar trotuaret dhe hapësirat publike.
Sipas nënkryetarit të bashkisë së Vlorës, Arben Beqiri aksioni është përqendruar në largimin e tavolinave dhe karrigeve të lokaleve, të cilat kanë shtrirë aktivitetet e tyre edhe në trotuare e në ambiente publike, por edhe ndaj tregtarëve ambulantë.
Sipas Beqirit, ky aksion ka ndihmuar edhe në evidentimin e subjekteve, që janë debitorë ndaj bashkisë së qytetit bregdetar.
Ky aksion është mbështetur edhe nga uniformat blu dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në të gjitha zonat publike, ku evidentohen shkelje të kësaj natyre.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com