VLORE-Gjykata e Apelit në Vlorë ka shpallur të pafajshëm dy vëllezërit Agim dhe Enea Hyka, të cilët u akuzuan për vrasjen e biznesmenit nga Fieri, Spartak Spaho.
Ngjarja ndodhi në dhjetor të 2011-ës ku u vra ne nje atentat 45-vjeçar Spartak Spaho.

(Biznesmeni i vrarë në 2011, Spartak Spaho)
Dy vëllezërit ishin dënuar me nga 25 vite burg secili nga Gjykata e Shkallës së Parë ne vitin 2014. Vellezerit e kaluan ceshtjen ne Apel dhe kjo gjykate la ne fuqi vendimin me 50 vite burg per te dy vellezerit, te cilet bene rekurs ne Gjykaten e Larte.
Ndërkohë, ishte Gjykata e Lartë ajo që shfuqizoi vendimin e Apelit, duke rikthyer sërish çështjen për gjykim në këtë shkallë. Me kete rikthim, Apeli ndryshon 'mendje' dhe u jep pafajesine vellezerve, Hyka, duke liruar nga akuzat dy vëllezërit.
Pritet qe Prokuroria pritet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për çështjen.
Akuza nga prokuroria
Vëllezërit Hyka janë akuzuar nga Prokuroria e Fierit për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera, organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se vëllezërit Hyka kanë vrarë Spahon për hakmarrje, pasi e cilësonin autor të vrasjes së babait të tyre në Greqi në vitin 1997. Pak ditë më parë Prokuroria e Fierit zbardhi skenën e krimit që i mori jetën pronarit të njohur të disa bizneseve në këtë rreth. Sipas organit të akuzës, dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë bashkëpunuar në ekzekutimin e 45-vjeçarit Spaho. Nga hetimet ka rezultuar se një person drejtonte makinën tip “Volkswagen”, ndërsa tjetri ka dalë nga ana e pasagjerit, duke qëlluar për vdekje Spahon. Si pasojë e breshërisë u plagosën edhe dy kalimtarë, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Sipas prokuroreve, vrasja e biznesmenit Spaho është bërë për motive hakmarrjeje. Grupi i hetimit mundi të bëjë një lidhje pas ngjarjes midis viktimës dhe autorit. Sipas tij, zanafilla e krimit është rreth 14 vjet më parë në Greqi, ku u vra shtetasi Skënder Hyka, babai i Agim Hykës, i cili punonte në atë kohë taksist në linjën Fier–Athinë”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com