Vlorë, arrestohen babë e bir
kapen me 91 kg kanabis

VLORE - Gjatë operacioni të koduar “Velça 2”, policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë dy persona pasi janë kapur me 91 kg lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa. Të arrestuar janë babai Skënder Mehmet Xhaferraj, 60 vjeç dhe djali i tij Nardi Skënder Xhaferaj, 29 vjeç, të dy banues në fshatin Velçë të Rrethit Vlorë.

Arrestimi i dy shtetasve u krye pasi nga kontrolli i banesës së tyre në fshatin Velçë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
90.660 kg lëndë narkotike e llojit “Canabis sativa”, 1 automatik kallashnikov, 142 cope fishek M-56, 3 (tri) karikatore, 1 armë zjarri gjahu cifte

Materialet procedurale për dy të arrestuarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 282/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati