Vlorë, 14 dhjetor/ATSH-Harilla Koçi/-Gjatë ditëve të fundit nga policia e Vlorës janë arrestuar 3 persona, të cilët janë kapur nga strukturat e qarkullimit rrugor, teksa drejtonin automjetet në gjendje të dehur, ose pa patentë.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, gjatë të njëjtës periudhë janë aplikuar 1268 masa administrative në formën e sanksioneve financiare ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, prej të cilave 853 raste për parkim të gabuar, 245 për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe pjesa tjetër për mungesë të dokumentacionit.
Policia lokale u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve për të rrespektuar rregullat e qarkullimit rrugor, ndërkohë që paralajmëroi se do të ndëshkojë të gjithë ata që cënojnë ligjin./i.v//a.ke/