Vlorë, 14 dhjetor/ATSH-Harilla Koçi/-Policia e Vlorës arrestoi mëngjesin e të dielës një 26 vjeçar që dyshohet të jetë bashkautor në një vjedhje me dhunë dhe me armë.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, 26 vjeçari Sihat Nazaj u arrestua në banesën e vet në qytezën e Selenicës, 30 km në verilindje të Vlorës, gjatë një aksioni të uniformave blu.
Autori dyshohet të jetë bashkautor në një ngjarje të ndodhur në muajin korrik të këtij viti, kur ai së bashku me 4 persona të tjerë tentuan t'u grabisnin një vlerë monetare prej 20 mijë euro, nën kërcënimin e armëve, 2 qyetarëve nga Korça.
Për këtë qëllim, Gjykata e Vlorës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest në burg"./i.v/










