VLORE- Një 37-vjeçar nga Vlora ka tentuar të përdhunojë nënën e tij 77-vjeçare. Shtetasi B.R, banues në Vlorë në lagjen "1 Maji", është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë, pasi rreth orës 24:00 ka tentuar të përdhunojë nënën e tij, shtetasen H.R., 77 vjeç, e cila është paraqitur në Policinë e Vlorës ku dhe ka kallzuar në lidhje me këtë fakt.

Sipas policisë së Vlorës, në momentin që ka ndodhur ngjarja personi i arrestuar ka qenë vetëm me nënën e tij në banesë. Dyshohet se personi i arrestuar ka qënë me probleme të shëndetit mendor.
 
37-vjeçari akuzohet për "Marrëdhënie seksuale me persona në gjini ose nën kujdestari" dhe "Dhunë në familje", ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)