VLORE - Policia e Vlorës ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e 48-vjeçarit Çerqes Liço Seferaj, i cili plagosi dje me armë zjarri kushuririn e tij në fshatin Gjorm të Vlorës dhe për pasojë ai humbi jetën në spital.

Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme për motive pronësie, ku gjatë konfrontimit fizik midis autorit Cerqes Seferaj dhe viktimës Nuri Seferaj ka sjellë plagosjen me armë zjarri në këmbën e djathtë të 51-vjeçarit Nuri Seferaj.

Nuriu është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të sasisë së madhe të gjakut që ka humbur, pasi plumbi i kishte dëmtuar enët kryesore të gjakut.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Vlorës "për kapjen e autorit kanë marrë pjesë rreth 150 forca policore të Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Vlorë".

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.

(eç/shqiptarja.com)