Policia ka arrestuar një person në kërkim për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikësh".

Në prangat e policisë ka rënë Zoto Troqe, 54 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij, pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim si një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 11.10.2016, ku u sekuestruan 268 kg e 800 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com