VIDEO/ Vlorë, arrestohet autori i vrasjes së Shpëtim Frashërit 6 vite më parë në Itali

Një 29 vjeçar i akuzuar për vrasjen e Shpëtim Frashërit, 6 vite më parë në Itali është arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit të koduar ‘Red Fox’ (dhelpra e kuqe) .

Arrestimi i tij u krye në lagjen “Uji i ftohtë”.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi  Hasim Musaraj, ose Hasim Murataj dhe kanë ndërhyrë menjëherë me neutralizimin dhe vënë në pranga 29 vjeçari banues në Vlorë.

Policia e Vlorës arrestoi në zonën e Ujit të Ftohtë një person të kërkuar për vrasjen e shqiptarit Shpetim Frashëri, në tetor të vitit 2017 në Itali.

Burimet zyrtare thanë se në kuadër të operacionit “Red Fox”, u arrestua me qëllim ekstradimi i kërkuari Hasim Musaraj i njohur edhe me mbiemrin Murataj.

29-vjeçari nga Vlora, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Gjykata e Torinos. Ai ishte akuzuar se bashkë me disa persona të tjerë, kanë pasur konflikt me viktimën Shpetim Frashëri, në lokalin “Chic”, të cilin më pas e qëlluan me pistoletë. Krimi dyshohej se lidhej me çështje të aktivitetit të paligjshëm.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ndërkohës në 2020 u kap Donald Rushiti. Lidhur me vrasjen në kërkim është Cerciz Banushi e Sabri Brakaj.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

U vetëmbyt në Bunë bashkë me 3 fëmijët, Alma Arrazi do të prehet në qytetin e Durrësit

U vetëmbyt në Bunë bashkë me 3 fëmijët, Alma Arrazi do të prehet në qytetin e Durrësit