Vlorë, arrestohet i dyshuari për
vrasjen e pronarit të lokalit
Tre muaj pas vrasjes së biznesmenit Amarildo Delaj, policia e Vlorës bën të ditur se arrestoi të dyshuarin si autor të krimit. Delaj u ekzekutua me 18 plumba në lokalin e tij në dalje të qytetit. U plagosën dhe 2 persona (Në foto lokali ku ndodhi vrasja)
VLORE- Tre muaj pas vrasjes së biznesmenit Amarildo Delaj, policia e Vlorës bën të ditur sot se ka arrestuar të dyshuarin si autor të ekzekutimit. Ai është Bledar Idajet Jambelli, 32 vjeç lindur e banues në fshatin Mbrostar, Fier.
Arrestimi i tij është kryer në 24 orët e fundit nga Drejtoria e Policisë së Qarku Vlorë, gjatë së cilës u arrestuar dhe 9 persona për vepra të ndryshme penale.
“Nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje” për shtetasin Bledar Idajet Jambelli. Nga hetimet e kryera Strukturat Kundër Krimeve të Rënda, dyshohet se ky shtetas është autori i ngjarjes së ndodhur më datë 4 shtator 2012 në lagjen “Osmën Haxhiu” në ambientet e lokal Klind ku është vrarë me armë zjarri shtetasi me iniciale A. D., si dhe janë plagosur dy shtetas të tjerë. “- thuhet në njoftimin e sotëm për shtyp të policisë së Vlorës.
VRASJA ME 4 SHTATORAmarildo Delaj, u ekzekutua rreth orës 23: 45 minuta të 4 shtatorit 2012, brenda në lokalin e tij, në dalje të qyetit. Në këtë ekzekutim u plagosën dhe 2 persona të cilët duhet të ketë qenë së bashku me 27 vjeçarin. Nga të dhënat e para mësohet se 27 vjeçari u qëllua me automatik nga jashtë lokalit Klint". Në pjesën e jashtme të lokalit u gjetën 18 gëzhoja. Atëherë u tha se autori kishte qenë me kapele dhe ishte larguar në brendësi të pallateve. Pistat e krimit të atëhershëm ishin motive pronësie, por nuk u përjashtuan as pista të tjera.
JAMBELLI DYSHOHET DHE PER KRIME TE TJERA
Sipas policisë nga hetimet e kryera dyshohet se 32 vjeçari nga fshati Mbrostar i Fierit mund të jetë autor i disa vrasjeve të ndodhura në Vlorë dhe Tiranë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana mikpret sot Paradën e Shqiptarëve, rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi e ku devijim i mjeteve
28 Nëntor, 07:10
-
Përpiquni të mos e neglizhoni jetën tuaj shoqërore, edhe nëse puna ju pushton...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
28 Nëntor, 07:04
-
Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë
27 Nëntor, 23:04
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56