VLORE - Është arrestuar rreth orëve të pasdites së sotme i shumëkërkuari nga policia, Maksim Hodaj. 41-vjeçari lindur në Selinicë dhe banues në fshatin Armen të rrethit të Vlorës ishte i shpallur në kërkim që prej vitit 2009. Hodaj është i akuzuar dhe dënuar në mungesë për vrasje nga Gjykata e Vlorës me 20 vjet burg me vendim të formës së prerë në 21.02.2012.
NGJARJA
Më datë 3 qershor të vitit 2009 për motive të dobëta, ka vrarë në banesë bashkëshorten L. Hodaj në praninë e fëmijëve të tij. 36-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve gjeti vdekjen pas dhunës për vdekje të ushtruar nga bashkëshorti i saj i cili ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët në atë kohë njoftuan policinë se L.Hodaj gjendej e vdekur me një plagë të rëndë në kokë.
Sipas të dhënave të atëhershme 41-vjeçari pronar i një furgoni që kryente edhe linjën për udhëtarët Armen-Vlorë, ishte kthyer pas mesnate në shtëpi në gjendje të dehur. Konflikti mes çiftit dyshohej se nisi pikërisht për shkak të vonesës së tij. Duke mos duruar dot kritikat e gruas, 41-vjeçari (sipas dëshmisë së fëmijëve), e ka qëlluar me pëllëmba dhe më pas e ka përplasur disa herë në mur, duke i lënduar rëndë kokën. L.Hodaj ka marrë goditje në kokë dhe ka kaluar në gjendje shoku. Menjëherë pas goditjes nëna e tre fëmijëve, njëri prej të cilëve ende foshnje (në atë kohë vajza 13 vjeçare, djali një vit më i vogël dhe tjetri 8 muajsh) ka rënë përtokë dhe ka ndërruar jetë. Pas ngjarjes, autori është larguar nga shtëpia ndërsa policia mundi ta arrestonte pas 3 vjetësh kërkime.
Vetëm gjatë këtij viti nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë janë kapur 175 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale, 51 persona me shumë se viti kaluar. Nga këta, 14 persona kanë qenë të arrestuar për llogari të INTERPOL. Sipas policisë, shumica e personave të kapur kanë qenë persona me rrezikshmëri të theksuar kriminale.

(Në foto faqja e interpolit)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com