Vlorë, arrestohet kryeinspektori
i IMT-së, shpërdoroi detyrën
Policia e Vlorës ka arrestuar kryeinspektorin e IMT në qytetin bregdetar 30-vjeçarin Kledjon Ramaj.Gjykata e Vlorës ka caktuar ndaj tij masën ‘Arrest me burg’ për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’.
Policia e Vlorës ka arrestuar kryeinspektorin e Mbrojtjes se Territorit .30-vjecarin Kledjon Ramaj.
Gjykata e Vlorës ka caktuar ndaj tij masën ‘Arrest me burg’ për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit 2017, janë referuar dhe regjistruar në regjistrin e veprave penale 81 materiale për veprën penale të parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
Nga administrimi i këtyre materialeve rezulton se në asnjë prej këtyrë rasteve nuk ka paraqitur kallëzim penal IMT pranë Bashkisë Vlorë.
Ndërsa nga administrimi i dokumenteve pranë IMT në Bashkinë Vlorë, rezulton se ky institucion nuk ka mbajtur asnjë procedurë administrative në lidhje me 81 , për të cilat shërbimet e policisë gjyqësore kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
Nga të dhënat e mësipërme rezulton se nga Kryeinspektori i IMT-së pranë Bashkisë Vlorë, janë kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me ligjin nr. 9780, datë 16/07/2007 “Për inspektimin e ndërtimit”.
Rezulton se është detyrë funksionale e Kryeinspektorit të IMT-së, që të kontrollojë zbatimin e ligjshmërisë dhe standarteve teknike ne fushën e ndërtimit dhe urbanistikës, si dhe të evidentojë çdo ndërtim pa leje, duke marrë masat përkatëse deri në paraqitjen e kallëzimit penal. Ky detyrim ligjor buron nga nenet 3, 4 dhe 5 të ligjit nr.9780, datë 16/07/2007 “Për inspektimin e ndërtimit”.
Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim Kledjon Ramaj.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49