VLORE - Është arrestuar sot në Vlorë i shumëkërkuari Martin Sheko, i konsideruar si një person shumë i rrezikshëm, pjesë e një bande italo-shqiptare.
Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë finalizoi operacionin për kapjen e Martin Shekos, 24 vjeç, banues në lagjen “1 Maj” në Vlorë, kunati i kreut të bandës ku ai ishte i përfshirë. Martin Sheko është arrestuar dhe më pas liruar në prill të 2012-s.
Sipas policisë së Vlorës e cila doli pasditen e sotme në një deklaratë për mediat, banda italo-shqiptare ku bënte pjesë edhe Matin Sheko, drejtohej nga ilia Prendi, i ashtuquajturi Arben Shtëmbari (kunati i tij). Kreu i kësaj bande është arrestuar në kuadër të operacionit “Hidra” më 26 maj të vitit të kaluar, ku janë arrestuar katër persona si dhe është sekuestruar një sasi prej 100 kilogramë lëndë narkotike dhe një gomone rreth 7 metra e gjatë.
Martin Sheko ishte gjithashtu një nga njerëzit më të besuar të Arben Shtëmbarit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com