Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe ka filluar proçedim penal kundrejt një tjetri.
Sipas informacioneve të policisë është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Janaq Karavoqiri, 27 vjeç, banues në Nartë, Vlorë.
Ndërkohë po proçedohet penalisht shtetasi K.K,21 vjeç, banues në Nartë,Vlorë.
Më datë 03.07.2017, rreth orës 19:30, afër zonës së Triportit, këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri –tjetërin, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.A., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje shëndetësorë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë të Stacionit Triport duke mos i’u bindur urdhërit të tyre.
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 89, 25 dhe 236 të Kodit Penal.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com