Polica e Kufirit në qytetin e Vlorës, ka arrestuar ditën e sotme Klodia Pashon, 34 vjeç, i cili ishte shpallura në kërkim për disa vepra penale.

Pasho është dënuar nga Gjykata e Apelit në Vlorë me 5 vite burg për veprën penale  “Vjedhja me Dhunë”.

Arrestimi i 34- vjeçarit është bërë na ambientet e portit të Vlorës, pasi Pasho po tentonte të kalonte telin rrethues të portit, me qëllim që ti shmangej kontrollit të pasagjerëve.

Pas kontrollit të bërë nga blutë e qytetit bregdetar, Pashko jo vetëm që rezultoi i dënuar, por ishte  i shpallur në kërkim edhe për veprën penale, “Falsifikimi i monedhave” si dhe vjedhjen me anë të mashtrimit të një motori uji i në pronësi të J.B.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com