Vijon lufta e Policisë kundër mbjelljes dhe kultivimit të kanabisit.
Në sajë të këtij aksioni, Policia e Vlorës ka asgjësuar 100 bimë narkotike në fshatin Drashovicë si edhe ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar si kultivues.
Në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, policia gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Drashovicë, ka konstatuar 100 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva në zonën “Kumë të Madhe”.
Sipas hetimeve të deritanishme, i dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve është Ahmet Nelaj, 51 vjeç banues po në këtë zonë, i cili është arrestuar në flagrancë.
Policia ka referuar çështjen e tij në prokurori si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Parcela e drogës e zbuluar nga policia në Vlorë
(E.S/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com