VLORË- 1890 rrënjë të bimës narkotike kanabis janë zbuluar  dhe asgjësuar nga policia e Vlorës në fshatin Trebovë. Ende asnjë person i identifikuar si kultivuesi i parcelave ndërkohë që blutë e Vlorës po punojnë për të bërë të mundur kapjen e tyre.
 
Këto bimë narkotike ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronarë në vendin e quajtur “Përroi i Musarajve”,  me lartësi 30 - 180 cm çka duket se e ka bërë të vështirë identifikimin e atyre që e mbollën.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)