VLORE - Dy mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në një pyll në fshatin e Dhërmiut në Vlorë. Lënda narkotike u zbulua në sajë të një aksioni të përbashkët të Policisë Kufitare dhe Komisariatit të Vlorës, pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Sipas Policisë së Vlorës lënda narkotike ishte mbjellë rreth 5 kilometra të quajtur “Panorama” në fshatin Dhërmi në thellësi të një zone të pyllëzuar.
“Policia ka bërë dokumentimin ligjor të këtij rasti si dhe asgjësimin e lëndës narkotike. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës për këtë rast kultivimi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO