Vlorë, asgjesohen 238 bimë
kanabis, në kërkim kultivuesit

Policia e Vlorës ka bërë asgjësimin e 238 bimësh kanabis në fshatin Kropisht i Vjetër në Selenicë.

Bimët janë gjetur nëpërmjet një informacioni të marrë në rrugë operative.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga blutë e qytetit bregdetar, në parcelë janë gjetur 128 bimë narkotike dhe 110 kubikë me fidanë kanabis.

Ende nuk dihet identiteti i kultivuesit/ ve të kanabisit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

[gallery]23613[/gallery]
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike !

Policia ka asgjësuar rreth 238 bimë narkotike Cannabis Sattiva!

Strukturat e Stacionit Policor në Selenicë, më datë 23.08.2017, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për kultivim bimësh narkotike në fshatin Kropisht i Vjetër në Selenicë, menjëherë shërbimet kanë filluar kontrollin e zonës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara pranë vendit të quajtur ''Janaj'', pronë publike, kanë konstatuar të mbjella në një parcelë rreth 128 bimë narkotike, si edhe 110 kubikë me fidanë Cannabis Sattiva.

Policia në komunikim edhe më Prokurorin ka bërë asgjësimin e këtyre bimëvë me anë të djegies si edhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilëve u përkasin këto bimë narkotike.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën Penale ''Kultivimi i bimëve narkotike'', parshikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet