VLORE - Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur qytetin e Vlorës rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, ku një personi i është bërë atentat në një lokal pranë Lungomares mbrëmjen e sotme.
Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i vdekur një person, Renato Omeri 37 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë para një lokali, në momentin që është qëlluar drejt tij.
Personi i cili ka qëlluar ndaj 37- vjeçarit është larguar me makinë në drejtim të “Ujit të Fothtë”, ndërkohë që policia dyshon se atentatori është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Blutë e Vlorës kanë shoqëruar persona të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes në momentin e vrasjes së Renato Omerit dhe në ambientet e komisariatit të Vlorës ndodhen tre persona të cilët dyshohen se mund të kenë lidhje me ngjarjen.

(Viktima Renato Omeri)
Dy muaj më parë viktima i shpëtoi një atentati
Vetëm dy muaj më parë 37 vjeçari i ka shpëtuar një atentati tjetër në një kazino.
Viktima e njohur si "Reni" sipas Policisë rezulton person me precedent penal, si dhe ka ndërruar emrin në Marjen Xhaferaj, gjithashtu ka përdorur edhe disa emra të tjerë por të pa regjistruar në gjendjen civile.
Policia në vendngjarje ka sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima, si dhe janë shoqëruar në polici 10 persona të cilët mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Në vitin 2015 iu vra nipi nga një atentat në Durrës
Dy vite më parë nipi i 36 vjeçarit, Endri Caushaj, është vrarë me breshëri automatiku nga një atentat i dyfishtë në mes të Durrësit.
Dy ishin pistat ku u përqendru policia në hetimet e saj, prishja e pazareve të drogës dhe hakmarrja, kjo pasi viktimat Ervin Kodra dhe Endri Caushaj ishin të njohur për policinë si persona problematik.
Endri Caushajt dhe Ervin Kodrës ju bë pritë nga një tjetër automjet dhe në momentet kur BMW X5 me targë AA 292 IH ku udhëtonin të rinjtë ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi relativisht të ulët, autorët kanë qëlluar me kallashnikov.

(Ervin Kodra dhe Endri Caushaj)
Policia gjeti në vendin e ngjarjes 33 gëzhoja, prej të cilave Kodra dhe Caushaj gjetën vdekjen e menjëhershme. Autorët kanë ndjekur itinerarin e shënjestrave të tyre, fillimisht kanë qëlluar nga përpara makinës e më tej në të dyja dyert e para për tu siguruar për vdekjen e të rinjve. Ata u ekzekutuan pak pasi kishin dalë nga një bar- kafe jo shumë larg vendit të ngjarjes.
Pas breshërisë të të shtënave, makina ku udhëtonin të rinjtë u përplas me tej me një automjet tjetër dhe përfundoi në një lokal, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar.
Ora 22:30 Informacioni paraprak nga policia
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 30.07.2017 rreth orës 21:15, jemi njoftuar së në një lokal në Lungomare ka patur të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se ka një person të vrarë.
Menjëherë në drejtim të vendit ku u dha mjoftimi kanë shkuar forca të shumta policie ku ka rezultuar se:
Shtetasi M.Xh., 37 vjeç, është qëlluar me armë zjarri, për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri.
Autori është larguar më këmbë mes pallateve.
Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit kanë ardhur Delta Forcë e FNSh.
Vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për grumbullimin e provave, dëshmive me qëllim dokumentimin dhe identifikkmin e autorit.
Në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima M.Xh.
Theksojmë se viktima ka ndërruar emër e mbiemër dhe rezulton me precedent kriminal.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ora 21:40 Viktima me precedent penal
Nga të dhënat e para mësohet se viktima ishte person i njohur për policinë e shtetit
Ora 21:25 Vetëm një viktimë
Dyshimet për më shumë s enjë viktimë u hodhën poshtë, nga atentati mbeti i vrarë vetëm 37 vjeçari Renato Omeri 37 vjeç, i cili ka qenë i ulur në lokal së bashku me një person tjetër
Ora 21:22 Raportohen më shumë se një viktimë dhe disa të plagosur
Nga të dhënat paraprake u raportua se nga të shtënat kishte mbetur i vdekur më shumë se një person, ndërsa ishin plagosur edhe disa të tjerë.
Ora 21:15 Raportohen të shtëna në Vlorë në Lungomare
Ishte ora 21:15 kur qytetarët dh epushuesit në Vlorë janë tronditur nga të shtëna armësh në Lungomare, nga të cilat u raportua për një person të vdekur.
[gallery]23305[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO